Partia Demokratike depozitoi sot në SPAK padinë e saj të rradhës. Këtë herë objekt i akuzave të selisë blu është ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sipas PD, Xhaçka ka përdorur helikopter ushtarak për të udhëtuar drejt Dibrës për fushatë elektorale duke i shkaktuar një dëm financiar buxhetit të shtetit.

Për të folur me më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, ish deputetja demokrate Albana Vokshi ishte e ftuara e gazetares Beti Njuma në “Intervista e Mbrëmjes” në RTV Ora.

Sipas Vokshit, deri tani SPAK nuk ka bërë asnjë lëvizje, pavarësisht padive të shumta të depozituara nga PD.

Albana Vokshi: “Deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Kemi bërë për Teatrin, kemi bërë për tenderat sekretë, kemi bërë për dëmtimet e shkollave, për mënyrën si kanë abuzuar kryetarët e bashkive me qindra banesa për shkak të ndërtimit të dobët apo abuzimeve me lejet e ndërtimit.  SPAK nuk ka reaguar. Kjo është një provë tjetër.  Dhe ne i kemi kërkuar SPAK-ut që të bëjë hetime të menjëhershme, të thella, profesionale dhe të paanshme.

Pra, të gjitha këto që ne përmendëm dhe këto janë vetëm disa prej kallëzimeve që kemi dërguar në SPAK janë prova dhe në një farë mënyre do të justifikonin besimin që PD ka patur në ngritjen e një strukture, e cila do të vinte drejtësi sa i përket zyrtarëve të përfshirë në afera korrupsioni apo të lidhur me krimin e organizuar.

Deri më sot nuk e kanë justifikuar por gjithësesi ne i kemi mbështetur të gjithë prokurorët, kemi mbështetur punën e tyre dhe do vazhdojmë ta mbështesim në vijueshmëri. I kemi dhënë besim ne, i kanë dhënë besim partnerët ndërkombëtarë . Le të shpresojmë që i kemi dhënë ne si forcë politike të justifikohet herët a vonë”.

Lexo edhe:

Helikopter ushtarak për fushatë/ PD kallëzon në SPAK Olta Xhaçkën