“Pacientit i ndryshuan shkakun e vdekjes”, mjekja bën denoncimin, reagon Basha: Vendim politik për të fshehur numrin e viktimave nga Covid-19

“Pacientit i ndryshuan shkakun e vdekjes”, mjekja bën

Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me mjekë shqiptarë ka  diskutuar në lidhje me akuzat e tij për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid-19.

Njëra prej mjekeve të pranishme ka denoncuar një rast kur viktimës me Covid, i është ndryshuar shkaku i vdekjes në skedë.

Mjekja: Kam pasur një rast që është diagnostifikuar me tampon pozitiv me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë në spital. Në skedën e vdekjes së zotërisë, shkaku fillestar, i ndërmjetëm dhe ai definitiv është shënuar infarkt akut miokardi dhe nuk është përmendur asgjëkundi që ai është infektuar me Covid-19. Nuk mu duk aspak normale dhe e fshehën. Ai nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese përveç obezitetit.

Basha e ka cilësuar këtë rast si një vendim politik, teksa ka akuzuar autoritetet se po shkelin protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Basha: Ajo që është publikuar nga denoncimet e kolegëve tuaj është tronditëse dhe ngarkon me përgjegjësi drejtpërdrejt jo mjekët, asnjë nga personeli shëndetësor nuk ka përgjegjësi mbi këtë. Unë dhe PD kemi vlerësimin më të madh për punën heroike që po bëni ju të gjithë në këtë kohë.

Po përdhoset puna e tyre me këtë vendim politik për të manipuluar dhe për të fshehur të vërtetën për numrin e viktimave. Po përdhoset dyfish duke ia ngarkuar këtë përgjegjësi mjekëve, nuk është përgjegjësi e mjekëve.

Ky është një vendim politik për të thyer direktivat e OBSH dhe për të raportuar një numër më të ulët të viktimave. Për të justifikuar që s’ka bërë testime dhe duke mos i kryer, ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e infeksionit, sepse personat që s’kanë marrë përgjigjen kanë infektuar të tjerë.

Vendi Lajme mjeke lulzim basha Lajmi i fundit Aktualitet viktima me covid-19

EMISIONET