Një adoleshente me origjinë afgane, Shamsea Alizada mbi shpatulla mban një moemnt tragjik në të kaluarën e saj.

Ajo ka arritur të vazhojë përpara vetëm falë inteligjencës dhe vendosshmërisë së saj.

Tani ajo është 18-vjeç dhe e di çfarë do të thotë luftë pasi jetoi mes kufizimeve të vendosura nga talebanët dhe e pa vdekjen me sy.

E gjithë historia e saj nisi në 2018, kur Alizada ndoqi Qendrën Arsimore Mawoud, një institut i specializuar për përgatitjen e afganëve të varfër për pranimin në Universitet. Pas një sulmi me bombë në sallë, ajo arriti të shpëtojë mes dhjetra personave që vdiqën brenda, por bashkë me to dhe ëndrra për një jetë më të mirë larg tmerrit të luftës.

Mirëpo, së fundi adoleshentja ka plotësuar dëshirën e saj të cilën e ka pasur prej kohësh, të ndjekë universitetin.

 Sulmi i vitit 2018 dukej i destinuar të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve, por vajza afgane nuk u dorëzua dhe përsëri u paraqit për provimin pranues në Universitetin Kombëtar të Afganistanit.

Ajo krenare ka treguar se ka arritur të fitojë rezultatin më të lartë në gati 200.000 studentë që morën pjesë.

Kjo fitore është gjithashtu një fitore ndaj atyre që janë përpjekur t’i vjedhin ëndrrat dhe shpresat e saj. Vajza e minatorit të qymyrit nga Hazara e Afganistanit, tani do të ndjekë një universitetin e mjekësisë dhe një ditë shpreson të studiojë jashtë vendit.