Pamjet tregojnë gjendjen e lagjes numër 3 në qytetin e Sarandës, ku banorët ankohen se vuajnë indiferencën e pushtetit vendor.

Rrugët e ngushta dhe të amortizuara që të çojnë në lagje janë shqetësuese për banorët.

“Këtu makinat nuk mund të parakalojnë që të jenë makina në krahe të kundërt, por duhet t’i hapin krahun njëra-tjetrës”, shprehet banori.

Kontenierët e mbeturinave mungojnë në pjesën më të madhe, por edhe atje ku ka nuk pastrohen.

“Kjo lagjia këtu ka kazanë, ne jemi atje poshtë nuk kemi kazanë fare. Pushteti lokal ka përgjegjësi për këtë, i lënë pas dore”, shprehet banori.

Për të furnizuar këtë zonë me ujë, disa vite më parë u ndërtuan depot  e reja, por siç thonë banorët, problemi jetik nuk mori zgjidhjen e pritur.

“Janë ca familje atje, ata me bidona vijnë dhe mbushin këtej”, tregon banori.

Banorët thonë se deri në këtë lagje periferike, drejtuesit vendore e përfaqësuesit që kanë votuar në Kuvend ngjiten vetem në kohe fushatash.

Pasi u marin votën, banorët braktisen për tu përballur të vetëm me problematikat që u vështirësojnë jetën në një zonë që duket shumë larg të qenit lagje e një qyteti turistike.