Pa rrugë dhe kanalizime, banorët e Sarandës: Premtimet e Adrian Gurmës, për fushatë

Zona në hyrje të Sarandës nga fshati Gjashtë vuan mungesën e investimeve nga bashkia. Rruga dhe mungesa e kanalizimeve janë shqetësimet kryesore, ndërsa akuzojnë bashkisë se nuk u ofron shërbimet për të cilat mbledh taksa.

Banorët e zonës midis Sarandës dhe fshatit Gjashtë, vazhdojnë të mos marrim shërbimet për të cilat paguajnë taksa.

Rruga e amortizuar është në të njëjtën gjendje prej 20 vitesh.

"Të na shtrojnë këtë rrugën të paktën."

Menaxhimi i mbetjeve urbane ka dështuar edhe këtu, ndërsa për kanalizimet e munguara banorët kanë gjetur si zgjidhje gropat septike.

"Gropat e zeza i kemi me puseta."

Edhe përse banorët i kanë kërkuar disa herë Bashkisë ndërhyrje për të përmirësuar infrastrukturën, thonë se nuk janë marrë parasysh.

"Kanë ardhur disa herë, i kanë bërë dhe matjet, na kanë premtuar që do ta shtrojnë por nuk ka ardhur njeri."

Premtimet kanë mbetur vetëm elektorale.

"Kushdo që vjen ne rrugë kërkojmë por asnjë nuk e ka vënë dorën që ta bëjë."

Neglizhenca e Bashkisë Sarandë, ndaj problemeve të qytetarëve ka rritur pakenaqësinë kryebashkiakut Adrian Gurma.

Vendi Lajme sarande Sociale investimet fshati gjashte sarande

EMISIONET