Pa Cristiano Ronaldon në skuadër, Juventus mjaftohet vetëm me një pikë në përballjen e javës së pestë në Serie A ndaj Hellas Veronas.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, kampionët e Italisë nuk mundën dot të dilnin me tre pikë nga stadiumi i tyre, kjo edhze falë disa ndërhyrjeve të portierit mik.

Pjesa  e parë u mbyll me rrjeta të praprekura, ndërsa të gjitha emocionet ishin lënë për në fraksionin e dytë të lojës.

Fillimisht ishin miqtë të kaluan në avanbtazh në minutën e 60 me anë të Favilli, ndërsa për kampionët barazoi Kulusevski në minutën e 77.

Me këtë pikë, Juventus shkon në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak se Milani kryesues që luan nesër ndaj Romës. Ndërsa Verona ngjitet në vend të 8 me po kaq pikë.