Pa maska në rrugë, Policia 'mbledh' mbi 17 milionë lekë gjoba

Pa maska në rrugë, Policia 'mbledh' mbi 17 milionë

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anti-Covid, ndërsa njofton se kia gjobitur me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Nuk i kanë shpëtuar gjobës 10.000 lekëshe as 3 qytetarë që janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Vendi Lajme Covid-19 policia Kronike gjoba Aktualitet

EMISIONET