Policia e Shtetit njofton se ditën e sotme janë gjobitur 341 persona që janë konstatuar që nuk mbanin maskën.

Gjithashtu 11 qytetarë janë shoqëruar në Komisariat, pasi nuk kanë pranuar që të tregojnë mjetin e identifikimit në mënyrë që polici të plotësonte fletën e gjobitjes.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Duke nisur nga dje, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme dhe në aambjente të hapura, përjashtuar baret dhe restorantet.

Për çdo shkelës do të ketë një gjobë prej 3 mijë lekësh të rinj, ndërsa për përsëritësit 5 mijë.