Orkestra e harqeve çeli sezonin e ri artistik në Elbasan

Orkestra e harqeve çeli sezonin e ri artistik në Elbasan

Pandemia mbylli qytetarët në vatrat e tyre familjare, por artistët e tejkaluan izolimin përmes eventeve të ndryshme.

Dy mjeshtrat e artit në Elbasan, Zeqir Sulkuqi dhe Blerim Narazani, çelën sezonin e ri artistik në këtë qytet nëpërmjet performancës së orkestrës së harqeve, e ndërsa mbrëmjes magjike iu bashkuan zërat e mrekullueshëm të Kastriot Tushës dhe Ulpiana Aliaj.

Për mjeshtrin dhe organizatorin, Zeqir Sulkuqi, mbrëmje të tilla i kishin munguar jo vetëm qytetit, por edhe atij.

Për tenorin, Kastriot Tusha, është gjithnjë kënaqësi të rikthehet dhe të performojë në vendlindjen e tij.

Ndërsa për sopranon, Ulpiana Aliaj, jeta duket se ka nisur të rilind pas më shumë se 6 muajsh kur mbyllen qepenat institucionet kulturore.

Për shkak të pandemisë koncerti u mbajt në kishën “Shën Maria” në lagjen "Kala" ndërsa të pranishëm për të shijuar këtë mbrëmje ishin artëdashës, por dhe personalitete të qytetit, si ministrja e Arsimit Evis Kushi, kryebashkiaku Gledian Llatja etj.

Kultura elbasan koncert

EMISIONET