Pronarët e dy agjencive funerale përkatësisht K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe shtetasi B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë, janë ndëshkuar nga Policia e Krujës me masë administrative 1 milionë lekë pasi u konstatuan se ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë dhe Nikël, Krujë, 2 subjekte që kishin organizuar ceremoni mortore, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.