Një person është gjobitur me 105.400 lira turke, rreth 14.300 dollarë për organizimin e luftimit mes gjelave në provincën juglindore Shanliurfa.

Policia bastisi një adresë në lagjen Firat, ku zbuloi 17 gjela të edukuar për luftime dhe mjete për mprehjen e sqepit dhe thonjve të tyre.

Organizatori u gjobit veç e veç për secilin gjel.

Rreth 71 burra të pranishëm në ambientin e bastisur po ashtu u penalizuan për shkeljen e kufizimeve të COVID-19.

Organizimi i luftimeve mes gjelave është i ndaluar me ligj në Turqi.