Organizoi festë në fshehtësi , reagon Rita Ora: Kam bërë një gabim të pafalshëm!

Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid.

Ajo ka reaguar menjëherë pas daljes së lajmit dhe ka kërkuar publikisht falje. 

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Rita shprehet se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë.

Përshëndetje të gjithë,

Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…

Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.

Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”- shkruan ajo.

EMISIONET