Ora policore, çfarë pritet të vendoset sot

Ora policore, çfarë pritet të vendoset sot

Duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes nuk do të nisë më në 22:00, por në orën 20:00.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme nga autoritetet shëndetësore dhe do të bëhet publik në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekpsertëve.

Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve deklarojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 1239 raste të reja infektimi dhe 16 viktima. Ndërsa nga nisja e pandemisë vendi ynë numëron 87528 të infektuar dhe 1488 të vdekur.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme Covid-19 koronavirusi ne shqiperi Sociale Aktualitet masat komiteti teknik i eksperteve

EMISIONET