Ora News zbardh përgjime të tjera të dosjes së mjekëve të "korruptuar", merrnin para nga bizneset

Ora News zbardh përgjime të tjera të dosjes së mjekëve

Ora News ka siguruar përgjime të tjera të kryera nga hetuesit ndaj 14 mjekëve që akuzohen për shpërdorim detyre, duke siguruar përfitime personale. Rasti konkret është kontrolli në supermarketin Alb-Market që është  konstatuar pa higjienë dhe duke shitur kripë ilegalisht. Sipas dosjes, mjekët kanë marrë para edhe për raste të tjera që u siguronin libreza pa iu nënshtruar analizave dhe kontrolleve në qendrat shëndetësore.

SPAK ka kryer hetime të thelluara për 14 mjekët që inspektonin bizneset për respektimin e masave anti-Covid dhe përmes ryshfetit shmangnin gjobat.

Nga hetimet është vërejtur se mjekët e akuzuar ushtronin kontrolle në hotele, furra buke, markete e subjekte të tjera, ndërsa më pas ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikonin dokumente sikur nuk kanë konstatuar shkelje.

Një prej subjekteve që është konstatuar me shkelje është dhe supermarketi Alb-Market.

Dy inspektorët Evald Bejaj dhe Johana Sinani kanë ushtruar kontroll tek filiali në rrugën “Jordan Misja”, ku kanë gjetur shkelje në disa produkte, dhe nuk kanë ndëshkuar subjektin.

Në përgjimet e zbardhura nga prokuroria thuhet se Johana Sinani është telefonuar nga Niko Nika me funksion mjek pranë Institutit të Higjienës, i cili i ka thënë se pronari i subjektit është i njohuri i tij dhe i ka sugjeruar ta shohë me kujdes.

Në përgjime del se Johana i thotë se ishte copë-copë, madje tek njëra pikë nuk kishte higjienë, ndërsa tek pika në fjalë iu fshehën faktin e tregtimit të një sasie kripe të padeklaruar.

Ajo thotë që ia kanë mbyllur në rregull dhe ai i komunikon që do t' ju thotë për një kafe.

Sipas dosjes, fakti që dy inspektorët kanë qenë për kontroll tek ky subjekt provohet nga pamjet filmike te marra nga vetë ky subjekt, si dhe nga transkriptet e komunikimeve të bisedave të kryera ndërmjet personave nën hetim Johana Sinani dhe Niko Nika.

Mjekët inspektorë të akuzuar gjithashtu kundrejt ryshfetit lëshonin libreza shendetësore për punonjësit e bizneseve të ndryshme pa u paraqitur fare, të cilët më parë duhet t'i nënshtroheshin analizave dhe vizitave.

Rasti konkret është i subjektit Vila-Shehi, ku kërkohen që disa punonjës të pajisen me libreza shëndetësore, me çmim 15 mijë lekë copa.

Nga përfaqësuesi i subjektit kërkohet ulje pasi dezinfektimin mund ta bëjnë vetë, por Niko Nika i thotë që më lirë nuk ka pasi çmimi i tregut është më i lartë.

Lexo edhe: 2 rusë kërkuan tamponin anti-covid, fatura 14 mijë lekë

Vendi Lajme Kronike ISHSH tamponi skema korruptive pergjimet e mjekeve

EMISIONET