Ora News zbardh të plotë dosjen e policisë së Tiranës, e cila nisi menjëherë hetimet për bllokimin e fluturimeve ajrore në aerportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Për këtë çështje një ditë më parë kanë mbëritur në polici dhe prokurorinë e kryeqytetit dy kallëzime penale, nga kompania “Albcontrol” dhe Komisariati i Policisë Rinas, ku denoncohen veprimet arbitrare të punonjësve.

Indicia ka ardhur menjëherë sapo 13 fluturime janë pezulluar dhe se linja ajrore “Aegean” me itinerar Athinë-Rinas, është nisur nga Athina për në Tiranë dhe më pas është kthyer sërish mbrapsht, për në Athinë.

“Avioni nuk është ulur në aeroportin e Rinasit, për shkak së është anuluar ulja nga ana e punonjësve të Albcontrolit”-thuhet në dokumentin e komisariatit të Rinasit.

Ndërsa në kallëzimin që “Albcontrol” ka referuar në prokurori evidentohet fakti se punonjësit kishin filluar të ngrinin krye, sapo atyre ju ishte ulur rroga nga 390.000 lekë në 190.000 lekë .

Kjo është padia prej katër faqesh e drejtorit të Përgjithshëm të “Albcontrol.sha”, Mina Kusa.

Nisur nga kjo padi prokurorët kanë nisur hetimet duke bërë dhe shoqërimet e para.

Në këtë padi jepen të dhëna se si u evidentua fillimisht se 5 kontrollorë përshkallëzuan “grevën” duke e çuar në 31 numërin e punonjësve që bojkotuan detyrën.

Ndërsa ky këtu është materiali i referuar nga një oficer i policisë gjyqësore, që tregon se si u veprua mëngjesin e 7 prillit nga punonjësit e “Albcontrol”.

8 linja ajrore u pezulluan ndërsa me qindra udhëtarë mbetën pezull në fluturim sipas 3 urdhrave për pezullim të fluturimeve.

Në dokument shkruhet se njëra prej punonjësve të Operacion Duty Manager, ka treguar për menyrën se si përmes një emaili u vendos urdhëri për anulimin e lejimit të fluturimeve në aeroportinm e Rinasit.

Edona Pullazi, ka treguar në polici se: “…më pas ka ardhur një e-mail tjetër po nga “Albcontrol”, i cili ka anuluar mesazhin e orës 10:00, ku në përmbajtje kishte lejimin e fluturimeve ajrore, dhe më pas në orën 12:00 një tjetër email i fundit për pezullimin e fluturimeve deri ditën e nesërme më datë 8 Prill në orën 12:00”.

Lexo edhe-Kontrollorë turq në Rinas, Goxhaj: U duhen 2 javë për të nisur punë, ndryshe kemi thyerje të sigurisë së operimit