Negociatat, Berisha ekskluzive për RTV Ora: Nuk ka dritë jeshile për Edvin mafinë!

Negociatat, Berisha ekskluzive për RTV Ora: Nuk ka dritë jeshile

Ish-kryeministri,Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të RTV Ora deklaron se nuk ka dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave sakohë në krye të qeverisë është kryeministri Rama.

Sali Berisha: Një vit më parë gazeta austriake Kurir u hap me titullin: Nuk ka dritë jeshile për Ramën e Kuq. Tani mbetet në fuqi titulli: Nuk ka dritë jeshile për Edvin mafinë.

Berisha thotë se nga 13 kushte të lëna, Shqipëria ka plotësuar vetëm një prej tyre dhe atë pjesërisht.

Berisha: Janë 13 kushte dhe vetëm njëri është plotësuar deri diku. Kërkohet rezultat i prekshëm në luftën kundër korrusionit në të gjitha nivelet, zero. Është realizuar vetëm vettingu pjesërisht.

Berisha thotë se nuk është ngrit BKH, SPAK dhe se hetimet janë bërë fertele.

EMISIONET