Opozita e Bashkuar ka dërguar letrën e rradhës në Këshillit Politik ku I kërkon Partisë Socialiste të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.

Sipas opozitës, përfshirja e organizimit ndërkombëtar është pjesë e marrëveshjes së 14 Janarit që ngriti edhe vetë Këshillin Politik.

Opozita jashtëparlamentare shton se, mosdakordësia mes palëve për koalicionet ti dërgohet pa vonesë OSBE/ODIHR.

“Partnerët ndërkombëtarë kërkojnë konsensus në Këshill, konsensusi, mekanizmi i vetëm”, thuhet në letër.

Sipas opozitës, “Bllokimi, refuzimi dhe votimi i njëanshëm rrezikon nisjen e negociatave”.