Pas letrës së Opozitës së Bashkuar dhe kërkesës së saj që Këshilli Politik ti drejtohet OSBE/ODIHR për koalicionet, gjatë mbledhjes që është duke u zhvilluar ka ardhur edhe përgjigja e përfaqësuesit të PS, Damian Gjiknuri.

Sipas tij, opozita po tenton të imponohet, ndërsa akuzoi palën tjetër se po kërkon arsye për të mos gjetur kompromisin.

Qëndrimi i Gjiknurit në Këshillin Politik:

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kerkesat tuaja. Në e-mailin tuaj me shume kerkoni sebep per te mos gjetur kompromis dhe kerkoni te imponoheni. Sipas jush kompromis eshte vetem ajo qe kerkoni ju. Propozimet tona jane te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu. Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.

Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis.

Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen”.