Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 12:00.

Kërkesa vjen nga përfaqësuesit të PD Oerd Bylykbashi dhe të LSI Petrit Vasili.

Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik.

Te nderuar kolege,

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00.

Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Ditën e djeshme, edhe Rudina Hajdari kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik të martën, por përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri, ktheu përgjigje duke thënë se i duhet dhënë kohë opozitës jashtëparlamentare që të jaë propozimet e saj për amendamentet e Kodit Zgjedhor.