Vendimi i Kushtetueses për Berishën, provë e një Gjykate peng i pazareve të brendshme dhe i qeverisë!

Vendimi i Kushtetueses për Berishën, provë e një Gjykate

Vendimi i Kushtetueses për Berishen, provë e një Gjykate peng i pazareve të brendshme dhe i qeverisë!

Vendim- mosvendimi i sotēm i Gjykatës Kushtetuese për Prof.Dr.Sali Berishën ishte një tjetër akt i turpshëm impotencës revoltuese të kësaj Gjykate të përdhunuar nga Qeveria.

Strategjia vetposhtëruese e kësaj Gjykate që fillon me mosvendime duke moslegjitmuar ankimet shumë të rëndësisheshme të shumë subjekteve e deri tek vendime nga më absurdet siç ishin dy vendimet e njëpasnjëshme, që lidhen me çështjen e arrestimit të Kryetarit të Partise Demokratike z.Berisha.

Kjo Gjykatë në vënd të vendimarrjeve të mëdha, që lidhen me mbrojtjen e Kushtetutës, qe dhunohet çdo ditë nga qeveria, ka si çështje themelore të saj vetëm pazaret e pështira korporatiste për shitblerjen e mandateve të gjyqtarëve të saj përmes lojës korruptive së kohezgjatjes së mandateve dhe të gjoja rifreskimit të saj.

Këto pazare mandatesh lidhen qartazi me një trafik influence te dukshem dhe një synim të qartë për kontroll edhe ekstrapolitik të Gjykatës, që lidhet me interesa financiare shumë të mêdha, që vijnë erë dhe që kanë rrëzuar përtokë integritetin ligjor e moral të kësaj Gjykate.

Aferat miliardere të Qeverisë, dhunimi i të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe subjekteve politike, moszbatimi i vendimeve të vetë kësaj gjykate, kërkonin detyrimisht qendrimin shume te vendosur dhe pa kompromis te saj, por kjo Gjykate peng i interesave të qeverisë dhe të saja personale, i ka munguar totalisht misionit te saj.

Mjerisht sot Shqiperia de facto është pa Gjykate Kushtetuese dhe de jure ka një Gjykatë Kushtetuese që është thjesht dhe vetëm nje grup i shëmtuar klientelist, që nuk ka as dinjitetin më minimal të një Gjykate të vogël rrethi.

Gjithashtu kjo Gjykatë është edhe fytyra më emblematike e dështimit me turp të reformës në drejtësi, sepse kjo gjykatë nuk i afrohet gjëkundi Gjykatës së mëparshme Kushtetuese, e cila ishte një shembull thellësisht pozitiv e me dinjitet të lartë kushtetues e ligjor, totalisht ndryshe nga degradimi qesharak, antikushtetues e korruptiv i Gjykatës Kushtetuese aktuale.

EMISIONET