Të shembësh muret në kokë qenka shumë më e vështire se shembja e mureve realë

Të shembësh muret në kokë qenka shumë më e

Më 9 nëntor 1989 ra Muri Berlinit dhe u hapën galerat e regjimeve komuniste të lindjes. Në Shqipëri por edhe shumë vende të lindjes ka rënë Muri, por i ka zënë përfund dhe i ka bllokuar në mendësinë komuniste të gjykimit dhe sjelljes.

Si komunistët dje dhe antikomunistë sot, dhe si “antikomunistët” sot dhe shërbëtorët e zellshëm dhe spiunët regjimit dje, dhe si të persekutuarit dhe gjasmë të persekutuarit sot, si antipod komunisto-antikomunist janë kthyer si rraqe GABI me retorikën bajate të persekutimit.

Shqipëria pas 31 vjetësh është një shoqëri turli politiko-sociale-kulturore-administrative fshataro-demo(n)kratike .

Pa themel u krijua si shtet me çallmat dhe brekushet e bejlerëve shërbëtorë të zellshëm të Perandorisë Otomane më 1912.



Pa themel u emërua pluralizmi me shërbëtorët dhe spiunët e regjimit komunist në dhjetor 1990, që me teserat e kuqe të PPSH në xhep në darkë, u zgjuan me tesera blu në mëngjes së bashku me spiunët e Sigurimit

Faktet tashmë janë të hapura, por mentaliteti përgjithshëm ruralo-komunist dhe mungesa e elitave ndërgjegjësuese dhe atdhetare duke qenë gjithmonë shërbëtorë të pushtave të pushteteve, i ka zënë përfund dhe sillen e përleshen me njëri tjetrin si në një baltovinë derrash.

Po të ndjekësh verbin politik-social, mediatik-kulturor-artistik është e njëjta mendësi dhe sjellje si në 90 ën

Foto në “Murin e Berlinit” në gusht 1990. 

Të shembësh muret në kokë qenka shumë më e

EMISIONET