Stop Bulingës së Bashkisë së Tiranës!

Stop Bulingës së Bashkisë së Tiranës!

Erion Veliaj, tashmë ka nisur prej ditësh betejën për vënien nën kontroll të FSHF nga grupet e tị kriminale të NDREGATËS me pastrimin e parave të trafiqeve që janë hedhur ne fushën e shkatërrimit, jo vetëm të terreneve sportive, por edhe të trashëgimisë historike, kulturore, ambjentale të qytetit Tiranës, që Bulinga e bashkisë e urren autoktoninë dhe vlerat sporive, historike, kulturore të këtij qyteti.

ëtë e tregon sot Tirana e shpëfytyruar në të gjitha drejtimet si një lavatriçe gjigande betoni dhe prostitucioni politik dhe moral. Sigurisht, përgjegjësi që Tirana ka arritur në këtë gjëndje ku të sillet sot zot i TIRONËS Bulinga e Bashkisë Erion Veliaj, ka sëpari komuniteti i TIRONËS që ka lejuar gjendja te vijë deri këtu dhe tashmë të vijmë në situatën që Veliaj t’i bëj shantazhe edhe atyre që kanë derdhur djersë e mundime sakrifica për futbollin TIRONËS me breza si familja Mema. Mirsjelljen e tironcve mos e merr për dobësi Erion Veliaj, se kur ti ngrehet delli tironcve do të dalin sytë si si “gur bilardo”.

Nesër në mbledhjen e komunitetit te futbollit të Tiranës për zgjedhjet e reja, komunitetit TIRONËS duhet t’i japë një shuplakë surratit Bulingës së bashkisë dhe klanit te tij te mafias së trafiqeve për të zaptuar futbollin e TIRONËS. Të filloj nga nesër ajo që është dashur filluar më kohë!

Shantazhet the presionet nga strukturat e krimit dhe korrupsionit të Bashkisë së Tiranës me Erion Veliaj, në drejtim të vendosjes nën kontrolli të botës së futbollit, është një rast flagrant i fuqisë krimit në kapjen e shtetit duke mos respektuar qoftë dhe formalisht institucionet dhe “pavarsinë” e tyre, por duke shkuar edhe më tej, duke bërë pjesë te grupit kriminal të Bashkisë së Tiranës edhe agjensitë ndëkombëtare dhe ambasadat e huaja në Tirane.

Në qoftë se duhet hetuar ndokush nga agjensitë ndërkombëtare të trafiqeve te drogës, pastrimit të parave të krimit dhe prostitucionit, duhet te jetë qeveria shqiptare dhe Bashkia e TIranës. Boll ti bëhet një hetim ndërtimeve dhe lejeve të ndërtimeve në Tiranë, burimet e parave, llogaritë bankare dhe transaksioneve në bankat jashtë Shqipërisë dhe do të kuptosh menjëhere se parat e “shitjes së fiqve” apo ato që ja ka lënë mami nuk dalin llogaritë.

1. Nè qoftë se Bashkia e Tiranës ka materiale kompromentuese në lidhje me FSHF-në apo SK.Tirana, të i’a dërgoj prokurorisë dhe SPAK dhe të presë siç po presin pres vitesh qytetarët shqiptarë për drejtuesit e politikës të cilët kanë drejtuar shtetin dhe paran publike për korrupsionin e tyre galopant dhe kriminal në lidhje me struktura kriminale duke shkatërruar vëndin.

Qeveria shqiptare sot, si një nga vendet më të korruptuara dhe me lidhje kriminale, nuk e thotë as FSHF-ja, as SK. Tirana por agjensitë ndërkombëtare që përmend Erion Veliaj, duke filluar me State Department, Këshillin Europës.

2. Në qoftë se Bashkia Tiranës i ka pasur këto materiale, përse ka pritur deri sot ne prag të zgjedhjeve te FSHF? Për shantazh? Moskallzimi krimit dhe shantazhimi në një shtet ligjor përbëjnë krim dhe ndiqen penalisht.

3. Erion Veliaj, bën një shkelje të rëndë, sidomos në situatën që është me non-grada të Sali Berishës, kur shkruan se do ti këkojmë Ambasadës Amerikane që ti bllokoj vizën për në Amerikë Armando Dukës. Kjo gjë bën, që ato që thotë Sali Berisha në lidhje me masën e non-grada’s së tij, që është bërë nga Edi Rama dhe Soros me njerëzit e tij, të besohet si e vërtetë!!!

Gjë që unë nuk e besoj. State Department dhe Ambasada Amerikane në varësi të State Deprtment dhe Ambasadorja Yuri Kim ne varësi të Secretarit te Shtetit Mr Anthony Blinken, nuk veprojnë në atë mënyrë.

Superfuqia Botërore dhe modeli demokracisë botërore Amerika, vepron me institucione dhe jo si “kaçilet e fiqve” të Lali Erit, se përndryshe do ta kishte ngrëne dreqi këtë vend. Në këtë situatë të Berishës, duke u prononcuar sikur Lali Eri dhe Rilindja vendosin për non-grada-t në Ambasadën Amerikane, është një thikë pas shpine kundër Ambasadës Amerikane, Ambasadores Yuri Kim dhe Shteteve te Bashkuara ne lidhje me vendosjen e drejtësisë në luftën e pakthim të politikës Amerikane kundër politikanëve të korruptuar dhe lidhur me krimin në minimin e demokracisë në Ballkan dhe më tej.

Mendoj se Ambasadorja Yuri Kim, duhet prononcohet për kompetencat qe i merr Lali Eri, dhe për thikën pas shpine që i ngul në këtë situatë ku përfolet se Ambasada dhe State Department ka vepruar me Berishën sipas rekomandimeve dhe Ramës dhe Rilindjes. E përsëris gjë që as e besoj dhe as e mendoj.

FSHF-ja the komunitetet sporive si shoqata vullnetare dhe te pavarura problemet qe kanë duhet t’i zgjidhin brënda komunititetit dhe në qoftë se kanë probleme me ligjin te merren organet e drejtësisë, por në asnjë mënyrë politika dhe aq më pak Bulinga e bashkisë Eron Veliaj.

Kjo është në shkelje të hapur dhe e ndaluar rreptësisht nga të gjithë ligjet e organizatave ndërkombëtare të sportit.

EMISIONET