Shumica është e heshtur, askush nuk po i zgjon!

Shumica është e heshtur, askush nuk po i zgjon!

Protesta është A-ja dhe Zh-ja e një sistemi demokratik dhe gjithkush mund ta ushtrojë këtë të drejtë, në çdo moment që e sheh të arsyeshme. E thënë në këtë mënyrë, edhe  opozita ishte në të drejtën e saj të pamohueshme për të protestuar, diten që në Tiranë ishin të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian.

Një protestë mund të mos sjellë të mira në një kohë të shkurtër, por të këqija nuk sjell në asnjë moment. Prandaj, çdo protestë, sidomos në kushtet kur një qeveri ka tendencë totalitare dhe përdor çdo instrument për të vrarë nervin e qytetarëve, duhet inkurajuar, duhet mbështetur, pavarësisht se kush e thërret apo organizon.

Protesta e  opozitës nuk i solli asnjë të keqe vendit, por vështirë të prdhojë efekte pozitive. Pse?! Sepse fatkeqësisht, retorika  e përdorur është shumë e vjetër ngjan me retorikën e viteve 1998-2000. Kjo gjuhë i shkon për shtat mbeshtetësve dhe elektrizon turmën, por vetëm kaq!

Sot, ai elektorat që të bën fitues, që të kthen në mazhorancë, nuk e gjen veten në atë retorikë, nuk e gjen veten në atë projekt politik. Sot më shumë se kurrë, do të duhet të mendohet për elektoratin e pavendosur për votuesin që dëgjon dhe mendon dhe si rrjedhojë, edhe përzgjedh. Kjo duhet të jetë rruga e çdo partie poltike, e për më tepër e Partisë Demokratike, e cila është në një krizë të thellë. Sot, fatkeqësisht, PD nuk i thërret elektoratit fitues, por elektizon dhe kënaq vetëm militantët.

EMISIONET