Shteti më i drejtë në botë

Shteti më i drejtë në botë

1-Fusin ne burg mjekun qe mori 20 mije leke, por nuk prekin asnjë nga ata qe vjedhin 100 milionë euro ne vit me tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë.

2-Fusin ne burg kamerieret dhe lavazhieret për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj qe blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot.

3-Fusin ne burg plaken 82 vjec për kotecin, por asnjë nga trafikantet dhe ndërtuesit e mëdhenj te kullave pa leje ne Tirane.

4-Futen gjithë Lushnjën ne burg per kanalin e Bishtqethmit qe ishte 200 mije euro gjithsej. Por nuk prekin asnjë nga ata qe bëjnë batërdinë qindra milionë euro me tenderat e rrugëve.

5-Kane mbushur burgjet me punëtore hashashi, por trafikantet ndërkombëtare i presin me nderime ne kryeministri.

6- Futen ne burg me mijera njerez per energjine elektrike. Por nuk kapen dot asnje hajdut tek tenderat e energjise. As atehere kur KESH zbrazi kaskaden ne menyre kriminale per te shkembyer energjine diten me naten me privatin.

7-Donin te fusnin ne burg gazetaret per dokumentat e hackeruara nga iranianet. Por nuk arrestuan asnje nga pergjegjesit te AKSHI. Madje vazhdojne ti japin miliarda kontraktorit privat pergjegjes per sigurine kibernetike. Sepse ajo eshte kompania e oborrit.

Morali ketu eshte keshtu. Ne Shqiperi po je fakir, qe merr ndonje cope buke per mbijetese te derrmojne. Po vodhe miliona euro te bejne hero. Ky eshte shteti me i drejte ne bote.

Ah po. E ka fajin llumi i drejtesise dhe policet e korruptuar.

Kush mendon ndryshe e falte Zoti.

EMISIONET