Selanik e tatëpjetë

Selanik e tatëpjetë

Një sherr i madh ka plasur sot në Kuvend, në mes përfaqsuesit të vulës së SHQUP-it Gazmend Bardhi dhe përfaqsuesve të Foltores së SHQUP-it Flamur Nokës, Tritan Shehut, Edmond Spahos the Bujar Leskaj rreth një vile 760 mij Euro por në dukje kushton më shumë pa llogaritur mobilimin luksoz. Normalisht një njeri që realizon një vilë të tillë ka një pasuri marramëndese, sëpaku duhet të ketë 50 milion Euro pasuri biznese e prona.

Kështu u ndëtua shteti shqiptar demo(n)nkratik autocratic si banda që në fillim. Hajdutë doganash që u bënë deputetë ministra, zv/ministra, si Shpëtim Idrizi, Elisa Spiropili, Bujar Leckaj i cili me paratë e bëra si kryedoganier i Doganës së Vlorës bëri që në 1995-96 një hotel Luksoz ne rrugën e Kavajës. Për punë të “ndershme” dhe për “kulturën” e tij doktori e bëri ministër të kulturës dhe kryetar të Kontrollit të Shtetit.

U mbush Parlamenti me bodyguard politikanësh e trafikantë vizash e nafte në Mal të Zi në ndihmë të ushtrisë serbe me firmën Shqiponja ku dhe "heroi demokracisë" Hajdari ishte në konkurence me Shqiponjën dhe Paulin Sterkajn e Tom Doshin e Fidel Yllin e të tjerë.

U mbush Parlamenti-shteti e media me ish bashkëpuntorë të sigurimit si Çanta, I vogli, Korani, Shishja qumështit, Qukapiku, Profesori, Korçari Financieri, Penicilina, Këndezi Rrrjepsi, Doku, Murrizi, Bozhuri, Holta që drejton Institutin e Medias prej 30 vjetësh, Çorapja, Çiftelia, Stilolapsi, Drita Kuqe, Shkrimtari, Dragoi, Llulla, Stilografi, Indipendenti, Intelektuali, Vrohomori Grikohori e plotët të tjerë që kanë bërë e bëjnë lesh harapi Shqipërinë duke e grabitur dhe vjedhur dhe duke ja shitur shqiptarëve si luftë për demokraci dhe shtet të së drejtës, kur në fakt është një luftë bandadsh për territore dhe plaçkë te vjedhur.

Kryeministri Edi Rama, ky “ENGJËLL” ne halen shtet të Rilindjes se shterpëzuar pa lindur, kaq të vështirë e ka të na tregojë se kush e ka atë vilë dhe në Gjirin e Lalzit dhe të tjera në mbarë Shqipërinë dhe biznese në emër të familjarëve te politikanëve apo gjoja biznesmenëve por politikanëve që tani po i shesin që të ‘pastrohen” për të kryer krime të reja?
Jo! Rama i të njëjtit takëm e përdorin vetëm për presion si ato të dritave të kuqe që kapen për flokësh kur i zënë zonën e kurvërimit njëra-tjetrës. Ato të dritave te kuqe janë ENGJEJ para ketyre politikanëve. Ato e kanë nga halli për mbijetesë, këta nga babëzia e pushtetit duke grabitur dhe u pasuruar pafundësisht duke shkatërruar vendin si fizikisht dhe jetën e shqiptarëve qe po largohen më zi se ata në Ukrainë.

Kjo gjë që nuk do të vendosë drejtësi dhe SPAK përfundojë në një grotesk të kushtueshëm financiar nga Amerikanët the Europianët, u pa dje në deklaratën e një hetuesi të diktaturës Arben Kraja sot Kryetar i SPAK, me që ra fjala edhe ky ka një vilë afër Presidentit Meta dhe Doktorit në Gjirin e Lalzit, dje na tha: “SPAK nuk ka asnjë çështje për Sali Berishën dhe Ilir Metën të hapur për hetim. Hetimit pë ÇEZ, 21 Janarin, e të tjera janë ekzekutar (djegur/grisur) dokumentet ne bazë te ligjit shqiptar.”

Ambasadorja Yuri Kim, duhet ti kërkojë falje Berishës për NON-GRATA-n për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë dhe Metës që e kanë injoruar dhe mos ja japin NON-GRATA-n në qoftë se kanë ndërmend kur te dalë nga zyra e Presidentit në korrik, kjo për arsye se SPAK që kanë ngritur vetë nuk ka hetim dhe dokumenta për korrupsion të lartë apo minim të demokracisë.

Zonjës Ambassador Yuri Kim nuk e di a ja kanë thënë një fjalë që kanë shqiptarët dhe se ka kush tjetër: Shtatë hile dhe një trimëri. Ambasadorja duhet te pranoj që reforma në drejtësi është një kllounadë hilesh dhe pazaresh të bandave politike dhe drejtësisë. Si ka qenë ka për të qenë Selanik e tatëpjetë.

EMISIONET