Rtv Ora u konfiskua, po pasuritë e këtyre të tjerëve pse jo?!
Me kerkesë të SPAK-ut, Gjykata vendosi konfiskimin e televizionit Ora News, bazuar vetëm mbi informacione për një rast në vitin 2016 ndaj Ylli Ndroqit, (por pa vendim gjykate) ndërsa rasti i Turqisë procedurialisht është parashkruar dhe ligji “Antimafia” nuk mund të veprojë.
Por pse me kaq nxitim e dëshirë ndaj televizionit Ora News dhe pasurive të Ndroqit!? Unë mendoj se ky rast provoi influencën e lali Erit mbi prokurorë të SPAK-ut, të cilët i nderseu ndaj Televizionit Ora News.
E them ketë me bindje, pasi më poshtë po rendis emrat e disa kriminelëve, (të dënuar në formën e prere) apo të hetuar, të cilëve SPAK-u dhe Gjykata nuk i ka konfiskuar pasurinë mbi bazen e Ligjit “Antimafia”!
Lexoni emrat më poshtë dhe më thoni, pse Ylli Ndroqi, e jo këta tjerët?
Pse SPAK-u e Gjykata nuk është e zellshme edhe për keto individë, ku disa prej tyre janë financues të fushatave elektorale të qeverisë së sotme e jo vetëm?
Pse SPAK-u e Gjykata nuk vepron ndaj këtyre, e kundrejt Ndroqit vepron menjëherë? Për keto e shumë pyetje të tjera, mendoj se vendimi i djeshëm nuk është si pasojë e reformës në drejtësi, por si pasojë e ndërhyrjes politike në sistemin e ri!
Emrat, veprat e dyshimet:
Fatmir Kajolli, i denuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Arben Isufaj alias Ben Qimja i dënuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Ahmet Isufaj, i dënuar në Kosovë për drogë, pronat e lira!
Pashk Rrapi i dënuar në Spanjë për drogë, pronat e lira!
Sulejman Fusha (vellai Petrit Fushes) i dënuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Armand Lilo, I dënuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Geron Xhafaj (vellai I F.Xhafes) I dënuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Besnik Murataj i dënuar në itali për drogë, pronat e lira!
Gramoz Murataj i dënuar në itali për drogë, pronat e lira!
Altin Hajri i Shijakut i dënuar në Itali për drogë, pronat e lira!
Ardjan Çapja, i hetuar për grupe kriminale, pronat e lira!
Florenc Çapja I proceduar për grup të strukturuar kriminal, pronat e lira!
Lulzim Berisha I denuar për grup kriminal, pronat e lira!
Plaurent Dervishaj i proceduar për grup kriminal, pronat e lira!
Eldi Dizdari i proceduar për grup kriminal e trafike kokaine, pronat e lira!
Xhevdet Troplini alias Poja i dënuar për drogë, pronat e lira!
Zaim Tafa, i dënuar për trafik droge, pronat e lira!
Arben Gropa, i dënuar për drogë, pronat e lira!
Renato alias Andrea Çaushi i arrestuar dhe proceduar për trafik droge, pronat e lira!
Sinan Idrizi, i hetuar për kontrabande te cigareve, pronat e lira dhe biznes me qeverine!
Jurgen Molla, i dënuar për trafik droge, pronat e lira!
Vëllai i Besos së Tajvanit i dënuar për drogë, pronat e lira?
Rrajat e Krujës të dënuar për trafik në Hollandë, pronat e lira!
Ervis Roshi, I dënuar për mall dhe përdhunim të miturish në Itali, pronat e lira!
Saimir Tahiri që dyshohet se ka blerë gjysmën e Vaqarit dhe Vishnjës, i proceduar për trafik droge dhe Grup Kriminal, pronat e lira!
Mark Frroku i dënuar në Belgjikë dhe Shqipëri, pronat e lira!
Fatmir Sofia, i dënuar për drogë, pronat e lira!
Behar Bajri, Safet Bajri dhe Enver Bajri në Shkodër te denuar ne Belgjike e jo vetem, pronat e lira!