Rrogat si pasqyrë e korrupsionit

Rrogat si pasqyrë e korrupsionit

Një ministër i qeverise shqiptare paguhet 1 milionë e 200 mije leke te vjetra neto.

Një specialist i rëndomtë qe lidh kabllot e kompjuterëve te AKSHI, qe heq e ve prizat aty, do te paguhet 3 mije e 500 euro ne muaj.

Një ministër dhe familjaret e tij kane kufizime ligjore për te kryer aktivitete private fitimprurëse.

Nuk mund te kenë biznes, nuk mund te kenë kontrata me shtetin etj. etj. Pra familja e ministrit duhet te jetoje me 1.2 milionë leke te vjetra.

Praktikisht Shqipëria ka ndërtuar një sistem pagash qe ligjërisht e çon ministrin, deputetin dhe funksionarin e larte ne 40 për qindëshin e fundit te shkallares se te ardhurave.

Sistemi i rrogave është përmbysur deri ne piken qe do te shkatërroje shtetin ne themel. Dhe ky është një problem i madh, qe te gjithë bëjnë sikur nuk e shohin.

A mund te jetoje një ministër me 1.2 milionë leke te vjetra? Nuk i dalin as për sapun, parfum dhe shampo.

Ne fakt do t'i duhet te kurseje dhe tek këto sepse nuk mjafton rroga. Do na shkojnë ministrat te palare ne zyra dhe neper takime.

Kjo nuk është vetëm hipokrizia me e madhe publike. Sistemi i pagave publike ne fakt është pasqyra me e madhe ku shoqëria shqiptare sheh veten se sa e korruptuar është.

Ministrit i është vene ajo rroge sepse te gjithë e dine qe ministri do te vjedhë. Dhe te gjithë bëjnë populizëm pastaj.

Unë po te isha gjyqtar nuk do dënoja asnjë ministër për korrupsion. Sepse ai sistem rrogash e legjitimon korrupsionin.

EMISIONET