Rama bie në Prill, jo në Shtator!

Rama bie në Prill, jo në Shtator!

Data 30 Shtator sot. Iku edhe ky sezon protestash.

Berisha zotohej kete vere se ne shtator fillonin protestat deri ne rrezimin e qeverise. Meta e coi nje shkalle me tej, duke konfirmuar se ne shtator do formohej qeveria teknike, menjehere pas rrezimin te Rames permes protestave.

Basha nga ana tjeter, qe ne 2015, cdo vere, para se te nisej me pushime, leshonte ultimatumin se 'laku ne fytin e Rames do shtregohej ne shtator'.

Dhe sigurisht qe ne shtator nuk ndodhte asgje, sic nuk ndodhi asgje kete shtator, dhe sic nuk ka per te ndodhur asgje as shtatoret e tjere, sepse pushteti ne Shqiperi nuk ndryshohet me protesta, por me zgjedhje.

Edhe ne 1990 apo 1997 kur ka patur permbysje te pushtetit, ato kane ndodhur prej revoltave popullore, jo prej protestave te partive. Revolta nis nga poshte lart, dhe shperthen pa plan, ne menyre te papritur. Protesta eshte e planifikuar dhe e organizuar nga larte poshte. Revolta nuk ka organizatore, protesta ka podium.

Tani, a e di Berisha me Meten qe ne keto 25 vite pushteti ne Shqiperi eshte nderruar vetem me zgjedhje? Sigurisht qe e dijne. Ashtu sic e dinte edhe Basha dje.

Por, ju leverdis te krijojne pritshmeri boshe per dy arsye:

E para se mbajne me gajret militantet e tyre mezi durojne derisa te vijne zgjedhjet.

E dyta, sepse nuk duan te perballen me nje vertete te hidhur: Te marresh pushtetin me zgjedhje do te thote qe te jesh alternative qeverisese, duke u premtuar shqiptareve nje qeveri me te mire se sa kjo qe duan te rrezojne.

Nuk ka mbetur shqiptar pa e kuptuar se Rama po kthehet ne nje sulltan lindor, duke iu marre shqiptareve pronat, pasurine dhe te drejten e vendimmarrjes. Por ai nuk po e ben kete i vetem. Ai po vjedh shqiptaret qe te pasuroje oligarket.

Prandaj edhe rrezimi i tij permes votes, do te thote tu ofrosh shqiptareve nje qeverisje pa oligarke, qe lufton pabarazine, dhe qe promovon demokracine pjesemarrese.

Qe ta besh kete do duhet te premtosh anullimin e kontratave koncesionare, dhe prona e zaptuar e shqiptareve do rikthehet nen administrim publik.

Po si mund ta beje Berisha me Meten kete, kur kane qene ata qe i kane nisur keto procese?

Qe te ofrosh nje qeverisje me te mire do duhet te premtosh qe oligarket qe kane shfrytezuar pasurine e shqiptareve, do detyrohen tu rikthejne shqiptareve ate qe iu kane marre, diku permes konfiskimeve dhe diku permes taksimit.

Po a mund ta beje Berisha me Meten kete, kur oligarket qe ka Rama sot, jane majmur pikerisht prej tyre?

Qe tu ofrosh shqiptareve nje qeveri me te mire do te thote te anullosh ndryshimet e 2008, te promovosh demokracine pjesemarrese dhe te demokratizosh politiken shqiptare.

Po a mund ta ofroj kete Berisha qe ne 32 vite nuk arriti do te linte nje pasardhes? Apo Meta qe ka 17 vite e mban partine si biznes familjar?

Gjithesesi ky eshte halli i tyre. Halli i shqiptareve eshte te ndertojne ne Shqiperi ate qe femijet e tyre po kerkojne sot neper bote. Dhe keto zgjidhje vijne vetem permes politikes, te cilen mund ta ndryshojme permes kutise se votimit.

E thene ndryshe: kjo qeveri nuk bie ne sezonin e protestave ne shtator, por ne periudhen e zgjedhjeve nga Prill ne Qershor.

EMISIONET