Rahja që i nënshtrohet prijësve të babëzisë

Rahja që i nënshtrohet prijësve të babëzisë

Lali Eri i vendos tre shkollave në Tiranë emrin e Bashkim Finos, Kiço Blushit dhe Andrea Stefanit.

Nuk ka tmerr më të madh kur shembujt e shërbëtorëve të diktaturës, apo hajdutëve të demo(n)kracise si Fino, (nuk fus këtu Andrea Stefanin, po nuk ka pse i vihet emër shkolle) apo Kiço Blushit, apo cubave dhe trafikanteve si Hajdari që i mbajne për heronj të demokracisë, i venë emra shkollash. Kjo është e mjaftueshme për të treguar inflacionimin me trumpetat e dekomunistizimit dhe reformës në drejtësi apo hapjen e dosjeve si demagogji. Vetëm në shoqëri primitive promovohen si vlera të tillë njerëz, duke u bërë model i së ardhmes pa të ardhme.

Kjo tregon gjendjen e rëndë të asaj që e quan veten elite-intelktuale kur nuk janë gje tjeter vetëm se hale të pushteteve të radhës.

Kjo tregon gjendjen e mjerë të medias si nje tjeter qenef në shërbim të regjimeve të radhës apo radhës se pritjes të bandës rrotulluese.

Kjo tregon gjendjen e rëndë të nje hale-qenefi tjeter shoqëri civile si pjesë e bandave sunduese politike.

Kjo tregon gjendjen e mjere të shoqërisë që nuk reagon, sepse; nuk ka vetdije dhe si rrjedhim moral me raport vlerash. Në të kundërt si Rahja duartroket dhe i nënshtrohet liderrave të bandave politike.

Kaq mund të prodhojë Rahjaja shqiptare dhe këtë ka prodhuar gjate historisë se saj si shoqëri klanore feudo-Bajraktare por aspak si shoqëri qytetare dhe demokraci e shtet të së drejtës.

Nuk mun të instalohet demokracia në mentalitet fshataro-katundaro me gershetimimin e monstruozitetit të mendsisë komuniste që pjell perbindësha demon-kratik si sundim i oligarkive kriminale politiko-financiare.
Që të reagoj një shoqëri duhet të këtë qytetari.

Mizantropia e psikologjise katundareske-konviktor-ri-viste sunduese e shoqërisë shqipëtare nuk ka ndjenjēn e reagimit dhe përgjegjësisë komunitare të instalimit të demokracisë. Ky është problemi.

Demokracia ka lindur nga elita qytetarie që në Greqinë e lashte në Athine me mendimin filozofik elitar me Solonin, Cleisthenes dhe Ephilates për të vazhduar në Romë dhe me demokracinë-liberale në vendet protestante të perendimit dhe USA.

Pa bazën e qytetarisë nuk mund të instalohet demokraci dhe aq me pak ajo liberale dhe jo e jo shtet i së drejtës.

EMISIONET