Pritshmërite e mia ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë!

Pritshmërite e mia ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të

Si fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bëri. Por prit pak ...
Mbasi përfunduan 100 ditët e para të afatit për Policinë e Shtetit , më tepër se ikja e nje lideri dhe zëvendesimi i tij me nje tjetër që premton ndryshim, do të ishte e udhës që dicka të ndryshohej në fryme.

1. Të ndërpritej kjo rotondo dhe paradë drejtorësh që ishin drejtorë dhe mbetën drejtorë, megjithese se paku ne 8 vite disa prej tyre deshtuan në luftën ndaj drogës, parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikut. Ata dështuan , u përfolën, nuk ja dolën. Kështu që nuk bëhet provë, sado të përpiqesh gruri nuk mbin në zall.

Drejtori i Përgjithshëm me disa nga emërimet tregoi se nëse nuk lihet i lirë, ai do të jetë i pafuqishëm, i pamundur për të emëruar të rinj si vetja, që jane premtues dhe të pakapur !
Është urgjente, drejtori i përgjithshëm duhet shpetuar nga zukatjet që mund ta rrethojnë, urgjent duhet shpetuar, sepse eshte shpresa e vetme se policia mund të behet, dhe demet që ju shkaktuan ndervite mund të kurohen.

Numri një i policisë z. Gledis Nano duhet të guxojë dhe ky është momenti i tij për të bërë histori, për ti kthyer policisë-policët ! E kam fjalën për nxjerrjen ne dritë të dhjetra policeve që jane të pakapur dhe të pabërë pis dhe venien ne provë të tyre !
Sepse policia ka problem madhor kapjen !

2. Policia ka nevojë urgjente për qarkullim elitash, drejtorët që deshtuan, nuk kanë cfarë japin më.
Është njëlloj sikur të pretendosh nje udhëtim ne kozmos me golf 4. Që ky qarkullim të ndodhë dhe influencuesit e padukshëm të mos realizojne mbajtjen e elitave të diskutueshme në polici ,duhet hapur rubineti i gradave që paraardhesit e zotit Nano i mbyllën pikerisht që te qendronte ne loje vetem kjo korace individesh.

Sepse me siguri z. Nano duhet të kete degjuar se ska police me gradat përkatese për ti emeruar ne drejtim nëpër qarqe te trazuara nga krimi. Nga ai lloj krimi, që nga ai që thuhet se shpertheu tek lojrat e fatit, tmerrësisht i organizuar dhe ne qarqe te medha edhe nën hyqmin e policisë deri tek shperndarja e droges. Pra , të ndërpritet dëmi që solli për demotivimin e policisë Ard Veliu, i cili u mor dhe u ngul ne krye të policisë pa eksperiencen e duhur.

Mungesa e eksperiences sjell dëme dhe gafa të mëdha. Të mos i perserisim sa kane ndodhur , por mos ti harrojnë ata që kane marrë detyra dhe që media i raporton si shkundja e policise.
JO policia nuk është shkundur, kjo është një xhiro ! Që do vijojë mesa shoh

3. Te nderpritet gjasme syrgjynosja e te padeshiruarve ne departamente kyc për policinë sic eshte Departamenti i Analizes dhe ne Akademi. Njera merret seriozisht me problematikat kriminale dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata qe nuk ju pëlqejne, por mund ta bejne fare mire keto elitat aktuale.

Vendosini të merren seriozisht me analizimin e situates qe mos te vazhdohet me gafa të tmerrshme ku qarqe te tera policish ne vend komunikojne në grupe whatsapp-i dhe hedhin aty informacione shume të rendesishme që skane pse te mesohen pertej asaj që ben nje kriminalist, nje specialist i rendit apo i qarkullimit .

E dyta, të papëlqyerit qe ishin servili i djeshëm i liderit te kaluar, hiqni dorë duke i deleguar në Akademi. Një individ i tillë që vetem zvarritet dhe që duhet ta kalibroje policin e ardhshëm , në fakt nuk është i aftë te prodhoje policë dinjitoze që besojne ne ligj dhe atdhe, por do prodhoje nje uniformë mbajtës që pohon, bindet dhe nuk beson në asgjë.

4. Dhe kur kjo të ndodhë, pra kur të hapet kapaku , kur të qërohet orizi, po mund te hetohet krimi. Po.. nuk do kete me kriminele qe zbresin nga makina dhe i kujtojne shefit verën që pine bashkë .Ose sa e sa versione te tjera.

5. Mos e nxirrni me Renean për kontrolle bosh, nuk e kuptoni që nuk calon tek policët? Ata nuk shesin aksione. Ata shiten nga shefat.6. Dhe e fundit, sepse e di që nje i devotshëm do ta bëjë copy këtë status dhe do ta dërgojë !
Mbasi të kuptosh se cmund të realizojë nje drejtor i përgjithshëm, bëje! Mos bjer ne grackë! Qëndro polic!

Mbasi të kuptosh se cmund të realizojë nje drejtor i përgjithshëm, bëje! Mos bjer ne grackë! Qëndro polic!

EMISIONET