Porti i Durrësit është skemë piramidale!
Përveçse afere, sulm ndaj një pasurie dhe aseti strategjik, skema e gllabërimit te Portit te Durrësit është skeme piramidale qe gllabëron pasuritë me te rëndësishme te Shqipërisë.
Me se pari një pasuri qe e kemi, qe është aksesi dhe logjistika e pakrahasueshme dhe e pakonkurueshme me ndonjë vend ne rajon, e nxjerrim ne ankand si kalë te ngordhur duke transferuar një pasuri te sigurt te një pusitë vrime e zeze qe do ta gllabërojë.
Nga infrastrukture, e cila mundëson aktivitetin ekonomik, konvertohet ne truall ndërtimi, a thua se aty ka qene toke e djerre dhe nuk ka paturp asgjë.
Pasuria e pavlerësueshme e Portit - sepse nuk është e mundur te vlerësohet - pra nga e pakufishme, behet e kufishme, dhe nga infrastrukture konvertohet ne kulla, nga rruge tregtare, kthehet ne një lagje e rëndomtë urbane.
Pse është skeme piramidale?
Sepse ia merr paret popullit, njëlloj si firmat piramidale, duke i marre një toke me vlere 3 miliard euro, dhe duke i premtuar popullit qe do ia ktheje me ane te ruletes te xhirimit te parasë ne kazinonë e madhe qe po ndërtohet.
Një gjë te tanishme, te sigurt, hidhet ne mjegullën e se ardhmes, me kësmet, si te ecin te korrat. Si dikur, na i merrnin paret, ndërkohë qe shuma me probabilitet kthehej pas 3 muajsh e trefishuar, si premtim, si bast, kurrsesi si garanci.
Pasuria publike e gjitha gllabërohet nga hinka e interesave private, te cilët tani qe flasim nuk e dine se kush do jene, pra dhe po i ndoqëm nga mbrapa, nuk i gjejmë dot, sepse darovitësit nuk kane asnjë kufi se si transaksionojne me njeri-tjetrin..
Çfarë ndodhi me Piramidat?
Kujtoni? Apo leshtë?
U kapen dy kuaj te coftë, dhe paratë u zhduken.
Skemat piramidale e gllabërojnë pasurinë si pirg dhe e fshijnë me fshese korrenti, duke mos lenë asgjë kolateral, përveç besimit te njerëzve qe bamirësi do sjelle mbarësi.
Ne Durrës mund te fillojnë qe tani te bëjnë be për profetin Muhamed, por jo për atë te vërtetin, po për Alabbarin qe është thjesht burrë pak me i pashëm se Rrapush Xhaferri..
Dikur na merrnin paratë dhe na i çonin te llogarite e fajdeve, tani na i marrin këta fajdexhinjtë moderne dhe na i murosin, qe dhe te shqyejmë sytë duke i pare.
Porti ka një gjë, nuk zhvlerësohet kurrë, ndërsa apartamenti, sado vlere qe te ketë, asnjë nuk e di se çfarë do te ndodhe pas 10-15 vitesh, një krize, e çon te tezga për dy lek.
Te gjithë pasuritë e shqiptareve nga te qena, po kthehen ne probabilitet, dhe jo vetëm pasuritë publike por dhe pasuritë private.
Pasuria publike është garantja e pasurive private, a mund te ketë ekonomi pa porte, pa aeroporte publike, pa rruge, pa ura lidhëse?
Sigurisht qe ka! Por kushton sa frëngu pulën, e blejnë ata qe kane, te tjerët ia kalërojnë gomones. Imagjinoni qe te sakrifikuarit për pavarësi te ishin gjalle - çfarë do t'ju shihnin sytë!
Protesta e 6 Dhjetorit, nëse dikush kërkon t'i japë kuptim, do duhet ta ketë fokusin këtu. Nëse qytetaret ftohen, ftohen për t'ju kundërvënë kësaj gjemë, te dalësh për një vendim gjykate, është tallje spektakolare..
Ftesa duhet te jete parimore dhe e hapur, te ftohen te gjithë pa dallim, me një kumt. Nëse ka një mesazh për Evropën data 6 Dhjetor, ne fakt mesazhi është i thjeshte:
Evropës po i mbyllet një dere, një porte hyrëse, një nyje strategjike, dhe ne mund te katandisemi ne gardh ku ndan qytetërimi nga pocaqia.