Përgjegjës për keqqeverisjen është Edi Rama. Ndërsa për shuarjen e opozitës Lulzim Basha

Përgjegjës për keqqeverisjen është Edi Rama.

Insistoj:

Nuk jam në opozitë me Departamentin e Shtetit Amerikan. As me Kim e as me Escobarin. As me Sorosin. Aq më pak Sorecën apo BE-në.

Nuk ka asnjë kuptim të qenit në opozitë me cilindo nga këto. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë.
Opozita bëhet ndaj qeverisë. Ndaj atyre që kemi zgjedhur. Ndaj atyre që marrin vendime në emrin tonë.

Opozitë i bëhet edhe pseudo-opozitës së Lulzim Bashës që është një me qeverinë. E gaztë, e dhunshme, jo përfaqësuese dhe e korruptuar!

Sa më takon përpiqem të mos i ngatërroj asnjëherë përgjegjësit politikë me mbështetësit e tyre kur shprehem.

Përgjegjës për keqqeverisjen është Edi Rama. Ndërsa për shuarjen e opozitës Lulzim Basha.

As më duhet fare mendimi apo gjykimi i cilitdo person apo institucion i një shteti tjetër. Ata nuk i kemi votuar ne!

Natyrisht, deklarimet e tyre janë arsye për të mos qenë dakord me ta, sa herë futen në punët tona dhe marrin anën e keqqeverisjes apo shuarjes së opozitës. Dhe nuk e kam hiç problem ta shpreh këtë mosdakordësi me ta.

Por përgjegjësia është këtu.

Është e jona.

Ajo ka emra konkretë: Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Përgjegjësia që kemi këtë qeveri dhe skemi opozitë është e jona që tolerojmë dhe jo e skenareve me të huaj.

Ideja që përpiqet të ngulet në opinion se këto të dy dështakët na e paskan mirë me ata (të huajt pra), nuk më ndalon fare të jem kritik dhe të mosdakordësohem me sjelljen e tyre harbute.

E përsëris: nuk më duhet as vizë e as pasaportë e huaj për të qenë dakord apo jo me udhëheqësit shqiptarë!

Sepse udhëheqësit i votojmë ta kenë mirë me ne dhe jo me ata…

Kaq.

EMISIONET