Për larot e Lalit dhe portalet

Për larot e Lalit dhe portalet

Larot e penës janë në hall.

U është mbyllur rubineta.

E kanë shfrenuar fantazinë.

Ku nuk u shkon mendja.

Shkruajnë për çdo gjë në lidhje me lalin.

Nuk shkruajnë vetëm për atë që ka bërë lali.

Janë më të sinqertë "artistët" që protestojnë para SPAK SEPSE mendojnë se milionat që kanë marrë nga Lali Eri ua ka dhënë nga pasuria e tij.

Tani po bëhet dhe transparenca e këtyre parave dhe ndoshta "artistët e popullit" do të kuptojnë më në fund që kanë marrë paratë publike.

Është pak më ndryshe me larot e Lalit dhe portalet që janë ushqyer "në të zezë" dhe mesa duket për një ditë si kjo.

Si mundet të mos shohin çfarë ka bërë Lali dhe bashkëshortja e tij?

Si nuk i bën përshtypje që një pastrues kthehet në biznesmen dhe merr 20 kontrata nga Bashkia?

Dhe ky biznesmen shkon dhe i blen 5 milionë lekë pikturën gruas së kryebashkiakut?

Edhe magjistarët nuk e kanë këtë aftësi. Si mundet ti thonë të zezës së bardhë dhe si e kthyen pllakën brenda ditës?

Arrestimi i Veliajt ka nxjerrë zbuluar jo vetëm arkitektët e reformës si Xhafajn e co, jo vetëm "artistët e popullit" por edhe larot e Lalit që për herë të parë në jetë i janë kthyer "hetimeve" ndaj biografisë se prokurorëve dhe gjyqtarëve, por harrojnë se mund të dalë ndonjë dëshmitar i pagesave të zeza dhe na nxihen edhe më keq se ç'janë nxirë larot e Lalit.

EMISIONET