Patronazhistë veteranë

Patronazhistë veteranë

Për dike këta mund te jene veç disa pleq truthare qe "i kane leshu pllumat" dhe nuk ia vlen t'iu kushtosh vëmendje.

Kjo është e dukshme, por fenomeni shkon përtej tyre, tek një mase e konsiderueshme njerëzish qe pohojnë se nuk duan "as ujë, as buke, as drita", veç te ruajnë unitetin duke reflektuar psikopatinë propagandistike te regjimit te kaluar sipas parullës: "Edhe bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim."

Këta janë vetëm pjesa e dukshme dhe tragjikomike e nje fenomeni qe shtrihet ne heshtje, tinëzisht dhe marrëzisht, tek një pjese e mire e shqiptareve.

"Unë jam me PS-në, - me thoshte dikush para ca kohesh, - me takon te jem sepse kam qene oficer."

Arsyetim fantastik, qe tregon psikozën tone elektorale. Zotëria e sheh përkatësinë e tij partiake si një fatalitet qe buron nga një ngjarje e hershme, kur nje regjim kriminal, i ka dhëne një profesion te cilin ai me mendjen e vet e konsideron diçka shume te madhe: Oficer.

Pra, ai është peng i një nderi te vjetër qe i ka bere Partia, pavarësisht se ajo ne fakt i ka vrare jetën me varfërinë, mizerjen dhe shkatërrimin qe i ka bere një kombi te tere, e pavarësisht se, nga ana tjetër ajo parti ka vrare e prere mizorisht mijëra njerëz, pa asnjë arsye.

Fakti qe personin ne fjale e ka bere oficer, është një nder i madh, për te cilin ai duhet te jete mirënjohës gjithë jetën! Por nuk është kaq.

Fakti tregon egon budallaçke te njeriut te vogël qe fshihet pas veteperceptimit me uniforme ushtaraku e kapele oficeri. Pacienti ka nostalgji për atë kohe, sepse ndjehej krenar per uniformen.

Partia i dha nje patllake ne xhep, dhe rroba te një profesioni qe reflekton force, duke ushqyer tek njeriu i vogël idenë se tashme është i rëndësishëm.

Kaq duhet. Partia e beri njeri me rendësi, ndaj ai do ta doje gjithë jetën. Demokracinë e urren, sepse e ktheu aty ku i takon, ne një qenie normale, për te cilën nuk ia ndjen askujt.

Këta njerëz as e kuptojnë dhe as e duan lirinë. Këta llogarisin vetëm peshën e tyre si individë parazite ne trupin e një organizate me pushtet.

Këta duan te rikthehet ajo kohe, pavarësisht se sot e fshehin këtë dhe hiqen si socialiste te moderuar.

Ata janë produkt i një trashëgimie totalitare qe sot ushtron gravitetin e saj te pashmangshëm qe na mban peng ne te kaluarën tone tragjike.

Pyetja tjetër është, perse kjo kategori e identifikon PS-ne me regjimin, pavarësisht se kane kaluar 30 vjet dhe krerët e asaj partie te reformuar dikur, sot e dënojnë atë regjim?

Kjo është forca e trashëgimisë. Subkoshienti nuk gënjen.

 

EMISIONET