Ne shqiptarët jemi veç viktima

Ne shqiptarët jemi veç viktima

 

Dy fotografi gjigande në Piazza di Spagna të Romës reklamojnë prej disa orësh fotografinë e sipërmarrësit italian me sloganin "unë fitova" në portalin ë tij web, i cili i dedikohet betejës, siç e quan ai "politike", me qevërinë shqiptare.

Piazza di Spagna është një nga sheshet simbol të turizmit roman, italian e botëror, që lidh rrugët e qendrës historikë, Condotti, Frattina, Margutta, del Corso, del Babuino etj.

Me një historik prej shekullit të XV është një nga vendëet më të frekuentuara nga turistët e nga banorët e Romës.

Fotografia ë parë gjigande është në kufi më Scalinata (Shkallët) monumentale del Trinita di Monti, emër i marrë nga Kisha katolike e pozicionuar në majë të Piazza di Spagna.

Fotografia ë dytë gjigande është pozicionuar në ndërtësën përballë këtij sheshi ë përbri Muzeut të John Keats, pallati ku ka jetuar për një kohë poeti britanik më përfaqësues i romanticizmit letrar.

Të shohësh këto dy gjigandografi në mes të Romës e ndër vështrimët ë mijëra turistëve është impresionuese.

Është imazhi më negativ ndaj Shqipërisë e për të cilin ne shqiptarët jemi veç viktima.

Nuk ka trafik drogë, aktivitet kriminal që të konkuroj më këtë.

Duhet të pretendojmë transparencë publike ë informuese mbi çka e çfarë po ndodh.

Një mega rëklamë urbanë, një cëlular në dorë e mijëra turistë të përditshëm lëxojnë së çdo të thotë "unë fitova"!

Dokumentova sot për Rtv Ora e Ora News këtë fakt nga vëndi më piktoresk i Romës që në banorët ë quajmë Salloni i Romës.

E mendoj se jo pa qëllim është zgjedhur.

Nuk jam aq vanitoze të fotografohem me sipërmarrësin e fotografisë, por i përkas asaj katëgorie gazëtarësh që gris këpucë për të shkuar tek lajmi.

"Sa më shumë një shoqëri i largohet së vërtëtës, aq më shumë i urren ata që ë thonë", shkruan Orwell.

Por them dhë se ë vërtëta është gjithnjë në kërkim të drëjtësisë e duhët të marri kuptimin e vërtëtë. Eshtë princip i një vlere të pastimueshmë në shërbim të të gjithëvë e sidomos ndaj më të dobtëvë.

EMISIONET