Ne kemi nevojë për ato negociata!

Ne kemi nevojë për ato negociata!

Marrja e një date për të filluar bisedimet me BE për anëtarsim do ishte lajmi më i madh i këtyre kohëve të vështira për ne.

Pa asnjë dyshim, ne kemi nevojë për të mbajtur gjallë komunikimin me perëndimin. Ne kemi nevojë për standardet e perëndimit.

Ne kemi nevojë për një pasqyrë reale me të cilët të shohim ku jemi, sa blejmë, sa fals e sa të vërtetë jemi, sa lidhje reale kemi me perëndimin. Tryeza e negociatave është pasqyra e duhur. Do jenë të gjata, të vështira, të lodhshme por të duhurat.

Aty do bëhet vettingu i vërtetë i politikanëve e politikave të tyre. Aty do jetë vettingu ynë si shoqëri e si komb.

Në atë tryezë nuk vlejnë më deklaratat politike. As deklaratat “progresiste” diplomatike.

Aty progresi matet me lopë, jo me llafe.

Ne kemi nevojë për ato negociata!

EMISIONET