Mos i kërkoni llogari Ramës për vrasjet kriminale!

Mos i kërkoni llogari Ramës për vrasjet kriminale!

Është e vërtetë që vrasje kriminale, aksidente të forta dhe përdhunime ndodhin kudo në botë.

Por ky konstatim i disa prej gazetarëve, oponionistëve apo komentuesve do të ishte i sinqertë nëse do të merrnim shembujt e këtyre rasteve për të deklaruar se aty ku ndodhin krime të tilla, merren përgjegjësi nga zyrtarët dhe jo vetëm kryeministri, por asnjë zyrtar, asnjë komentues publik, asnjë media nuk i sulet të zemëruarve nga krimi i ndodhur, nuk i sulet qytetarëve se përse kërkojnë llogari për thyerjen e ligjit dhe favorizimin e të fortëve nga shteti.

Zemërimi popullor me atë që ndodhi në Potam të Himarës kishte të bënte më shumë me mënyrën sesi reagoi autori i ngjarjes e më pas dhe me mënyrën se si autoritetet dhe disa komentues, gazetarë e njerëz të afërt me zyrtarët e qeverisë, në mënyrë cinike dhe fyese, përdorën faktin se ngjarje të rënda kriminale, aksidentale apo me dashje, ndodhin në shumë vende të botës.

Por për kryeministrin dhe zyrtarët tanë, me sa duket, është e pamenduar që populli t’i kundërshtojë dhe t’u kërkojë llogari.

Sipas kryeministrit tonë, njerëzit në rrjete sociale duhet të shprehin dashurinë për të, duhet të duartrokasin postimet nga zyra e tij që krijojnë një realitet krejt tjetër nga ajo që shohin qytetarët.

Ndoshta kryeministri ynë ëndërron që, ashtu siç autori iu sul të atit të vajzës së vogël pas ngjarjes, edhe komentuesit pranë tij t’i bëjnë të njëjtën gjë kujtdo që nuk pranon versionin e tij për situatën në vend.

Deklaratat e tij se "turizimi sot është në kulmin e tij të përmirësimit!", kur qytetarët janë ende të zemëruar me ngjarjen ku humbi jetën vajza e mitur, është shenja e hapur e këtij cinizmi që ai ushqen për mbështetësit e tij, të cilët më pas ua kërkon edhe bashkëqytetarëve.

EMISIONET