Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!
Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!
Askush nuk e di përse 42 lekë?!
Askush nuk e di sa është energjia e prodhuar në vend që hidhet në rrjet?
Përse 42 lekë për energjinë që prodhohet nga pasuria jonë me kosto krejt të ulët?!
Sa është sasia e energjisë që prodhuar nga privatët, kostoja e blerjes së të cilës është e paravendosur, gjithsesi më e ulët se ajo që blihet në bursë?!
Përse u tha kaskada e Drinit?!
Përse nuk janë çelur impiantet e prodhimit të energjisë alternative?! Ta gjejë polici "simulues" sa është bakshishi marramendës për një leje impianti panelesh diellore...
Le pastaj atë lidhjen pa lidhje të çmimit të rritur të naftës me çmimin e ulët të energjisë. Krejt pa lidhje kur e vetmja energji që prodhon nafta në këtë vend është e lëvizjes së mjeteve motorike dhe energjia e dritave të makinave.
Përvetësimi i dhunshëm i pasurisë publike për t'ia shitur atë publikut është vjedhje masive dhe me mashtrim.
Ky është emri i këtij fenomeni.
Le të thotë gjithë ditën e natën ai që "s’jam hajdut".
Fenomeni që ai imponon quhet vjedhje me mashtrim.
Pastaj a i merr lekët vetë apo të tjerët rreth tij, kjo s’ka shumë rëndësi. Shqiptarët janë të vjedhur.
Vidhen te dritat, te nafta, te pasuritë publike, tek financat publike e gjithandej. Tashmë u grabitet edhe prona private për qëllime private, nën maskën "të ka ra plani".