Mbarë shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës Merkel për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës në 16 vite

Mbarë shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës Merkel

Mirenjohje te thelle!

Miq, sot Anxhela Merkel, gruaja me e shquar e kombit te saj ne te gjitha kohrat dhe njera nga kancelaret me te suksesshme ne historine e Gjermanise dorezoi pas 4 mandatesh detyren kancelarit te ri Olaf Scholz.

Nen drejtimin e saj te mencur Gjermania vetishem mori udheheqjen politike te Europes, Bashkimit Europian.

Ajo me vendosmeri, urtesi dhe mençuri shpetoi disa vende te BE nga kriza e rende financiare dhe parandaloi pershkallzime konfliktesh ne kontinentin tone.

Zonja Merkel me Nismen e Berlinit ishte nje avokate e interesave dhe aspiratave Europiane te popujve te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Keto aspirata nuk njohen perparimin e duhur per shkak te klikave te gangsterve ne pushtet Beograd- Tirane, Vuçiç-Rama, te cilet per te ruajtur pushtetin e tyre, zhbene standartet europiane dhe bene gjithçka si te papergjegjshme te zevendesojne ne funksion te serbomadhise procesin e Berlinit me aleancen trilaterale Beograd-Tirane-Shkup te rrezikshme per paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Sot mbare shqiptaret duhet ti jene thellesisht mirenjohes kancelares Merkel per ndihmen tejet te cmuar ekonomike, financiare e te gjitheanshme qe ajo dhe vendi i saj i madh i kane dhene ne keto 16 vite Shqiperise dhe Kosoves por ne veçanti per qendrimin e saj te prere e vizionar kunder ndarjes dhe coptimit te Kosoves me te cilin ajo shmangu ndezjen e nje konflikti te ri ne rajonin tone.

Me kete rast te dashur miq le ti urojme suksese kancelarit te ri Scholz ne misionin e tij te larte! 

EMISIONET