Manhatani dhe Durrësi kanë të përbashkët asgjënë!

Manhatani dhe Durrësi kanë të përbashkët

More si i bëhet halli t'u shpjegojmë se Manhatani dhe Durrësi kanë të përbashkët asgjënë!

Si të bëjmë t'u shpjegojmë se Manhatani është qendra financiare e Botës, rreth Wall Street-it, kurse Durrësi nuk është veçse një port zonal nga ana ekonomike!

Cfarë grandomanieeeeee!

Si t'ua shpjegojmë që qytetet vërtetet kanë emrin qytet gjithandej, por ka qytete e qytete,

ka qytete industriale,

qytete port,

qytete turistike,

qytete - qendra thjesht administrative,

qytete - qendra të zonave bujqësore,

qytete - muze,

Qytete metropole të financave botërore, etj.

T'i ngatërrosh me njeri tjetrin bën katrahurë!

Kujdes! Poqese e do Durrësin si Manhatanin sillni aty edhe Bankat e mëdha botërore se ndryshe ajo popullësi aty, pa burime të mjaftueshme ekonomike do të prodhojë krizë të rëndë pas një lulzimi njëzetvjecar ku do futen në punë muratorë, hekurkthyesa, etj.

Tjetër burimet financiare të Manhatanit të Madh financiar, tjetër ato të Lezhës, Durrësit, Gjirit të Lalësit!

Ta bësh Durrësin mijëravjeçar si qytet financiar është si të bësh Firencen si Dubai, apo si të bësh kështjellën e Krujës si Superfosfati i Laçit!

Kësaj i thonë t'i vesh dërmën kujtesës historike të kombit, me një fjalë t'i heqësh petllën shqiptarit!

Nuk ka nevojë durrsaku të emigrojë, se pa lëviz nga vendi aty te Torra do të ketë ikur në Dubai, në Manhatan, a ku e di unë! Emigracion në vend të vet!

Cfarë bëjnë urbanistët që nuk tregojnë dallimet. Apo ca urbanistë presin t'u kapi dhëmbi ndonjë krodhe aty!

Prit o Tare prit!

 

EMISIONET