Llagamisu i KLGJ-së përsërit sulmet ndaj medias dhe i del në mbrojtje “Silikonit”.Ja standardet e dyfishta

Llagamisu i KLGJ-së përsërit sulmet ndaj medias dhe i del në

Naureta Llagamisu, ka kthyer institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, tempullin e Drejtësisë Shqiptare, në instrumentin kryesor kundër individit dhe gazetarëve që raportojnë mbi vendimarjet e gjykatësve.

Mar shkas dhe kam të drejtën e replikës, pasi një ditë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i drejtuar nga Llagamisu, përmes një deklarate për shtyp, më cilësoi mua gazetarin e “Ora News” dhe “RTV Ora”, tashmë të konfiskuar, si një individ jo profesionist dhe që kam thyer etikën e raportimit mediatik, mbi rastin e vendimarjes së “Silikonit” të Gjykatës së Posaçme, Etleva Deda.

Në fakt Llagamisu i avokat Vangjelit, ka instrumentarizuar KLGJ në precendentë të ngjashëm si me rastin tim, duke bërë të njëjta deklarata të poshtra dhe të ndyra, karshi gazetarëve të tjerë.

Veç rastit tim, përmend këtu raste të gazetarëve dhe kolegëve të emisionit “STOP” dhe disa raste të tjera, që KLGJ ka marë përsipër ti orientojë, këshillojë apo tërheqë vëmëndjen, për raportime më të moderuara, se medemek i prishim imazhin gjyqtarëve të korruptuar, gjyqtareve të përdala, gjyqtareve Konkubina të Krimit dhe Pushtetit, gjyqtarëve frikacakë që me mbishtin ndër shalë, i rinë SUS partisë në pushtet.

Dhe çështë më e rëndësishmja sipas Llagamisut, qëndrimet e gazetarëve dhe publikimet e tyre në media online apo TV, përfshirë dhe mua, janë mendime dhe qëndrime që:

“…shkrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin si dhe cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit…”-thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë tregon qartë se Drejtësia, sot është më e keqe dhe e poshtër se ajo e djeshmja, e cila kurrë nuk tentoi ti mbylli gojën medias dhe individit.

Kujdesni se me vendimet tuaja po masakroni këtë popull që po ikën maleve dhe deteve.

Dhe atyre pak njerëzve që kanë mbetur këtu, po i akumuloni urrejtjen e madhe , karshi jush. Ky nuk është kërcënim, por një konstatim i imi, që kam hyrë e kam dalë me mijëra herë nëpër gjykata, më tepër se ty, zonja Llagamisu.

Në fakt Llagamisu, s’ka poshtërësi më të madhe që gjyqtarët tuaj, janë kthyer çdo ditë e më tepër, si ato togat e ekzekutimit të qytetarëve të thjeshtë dhe pa përkrahje.

Nuk kanë lënë fakir, plakë, artist, e hallegji, së fundmi poeten Mimoza Ahmetin, pa dënuar për ndërtim pa leje, e vepra të ndryshme penale. E nga ana tjetër nuk guxojnë të dënojnë qoftë dhe një oligark që ndërton pallate në Tiranë dhe bregdet.
Në këtë drejtim me statistika jeni mirë, por imazhin e gjyqtarëve nuk ka zot që ti dali për zot, dhe t’ja u rregullojë.

Llagamisu, ky është fundi i një drejtësie të përdalë rrugësh, një drejtësie që ka dalë në semafor për tu shitur dhe që nuk ka asnjë shans të kapi dhe dënojë, të fortin, kriminelin, pushtetarin dhe gangot e tjerë që juve, ju bëjnë karshillëk e flirtojnë çdo ditë.

Thiri mëndjes Llagamisu, dhe dilni një herë të vetme nga zyra të shohësh realitetin se çfarë bëhet në gjykatat e vendit tuaj.
Dil e shiko se në çfarë vendesh, e me çfarë pazaresh marin zgjidhje gjyqet e gjykatave tuaja.

Të siguroj se edhe në nevojtore bëhen gjykimet, edhe aty meren vendimet e Drejtësisë tonë të re, duke u ndarë se kush do dënohet, e kush jo.

Dil dhe shiko se si nëpër salla gjyqesh shkëmbehen nderet, përmes vendimeve të gjykatave dhe vendimeve që meren në Vetting.

Dhe të siguroj që për këtë situatë jeni ju përgjegjësit dhe jo gazetarët, makar dhe unë.

Për këtë situatë janë përgjegjës “Silikonët”, Konkubinat e Krimit dhe Pushtetit, që ju i keni futur në sistem dhe i keni hedhur supeve pedalonin e gjyqtarit dhe i keni dhënë në dorë çekiçin e Drejtësisë.

Në jetë çfarë do hedhësh, përgatitu se atë do presësh. Dhe mos kujtoni se për karriget tuaja me pambuk, ku ç'lodhni të ndenjurat, nuk duhet të preken dhe zihen në gojë nga askush.

Mos kujtoni se përmes vendimeve tuaja kamikazësh, do të mund të shkatëroni familjet dhe fëmijët tonë biologjikë. Dhe nga tjetër, ju të rini të qetë dhe të gëzoni me fëmijët tuaj pendicilina, që mbani e risni nëpër shtëpia.

Jo kurrë, ju nuk duhet të përkrahni dhe të jepni përparësi artificiales duke lënë në errësirë të plotë natyralen.

Ju kurrë Llagamisu, nuk duhet të mbani qëndrime me dy standarde.

Pasi nga njëra ana merni në mbrojtje “Silikonin” e gjykatës së Posaçme, Etleva Deda, dhe nga ana tjetër nuk thatë asnjë fjalë dhe nuk bëtë asnjë deklaratë për gjyqtaren e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, e cila së bashku me bashkëshortin u sulmua publikisht nga ushtarë të Krimit të Organizuar.

Edhe Saida gjyqtare është, por për ju ka më tepër përparësi artificialia dhe jo natyralja.

Standardin e dyfishtë ju Llagamisu e KLGJ-së, e treguat sërisht edhe në rastin e gjyqtares së Tiranës Anila Karanxha. Ku për dy javë me rradhë “Top-Channel” i Ben Blushit dhe “Vettingu” i “oshafkës” Valbona Sanxhaktari, e sulmoi ashpësh gjyqtaren Karanxha.

Aty keni ankesat e gjyqtares. Pse nuk dolët ta mernit në mbrojtje? Kush ju pengoi për Karanxhën dhe kush ju urdhëroi ti dilnit në mbrojtje të “Silikonit”?

Të njëjtin standard përdorët edhe me rastin e gjyqtares së Gjirokastrës, Suela Dashi.


Kjo gjyqtare për shkak të vendimeve të saj të turbullta, është bërë nga media si kullonjëse makaronash. Dhe ju Llagamisu, në mënyrë të përsëritur keni dalë dhe e keni mbrojtur, duke sulmuar gazetarët.

Por nga ana tjetër më rezulton se nuk keni bërë asnjë deklaratë mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri, të cilit në nëntor të 2019, individë të krimit dhe segmenteve të caktuara politike, ja dogjën makinën në Shkodër.

Për këtë ngjarje ende të pazbardhur keni hyrë në dijeni përmes raportimeve mediatike, por çuditërisht nuk keni bërë asnjë reagim. E habitshme dhe jam kurioz të di se kush janë arsyet, që nuk dolët me një deklaratë mbrojtjeje.

Asnjë deklaratë për sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve dhe përcaktimet e vendimeve të dënimit që bën ai nga parlamenti.
Edhe një gjemb ti hyjë Silikonit apo minifundit të Suelës, ju Llagamisu do reagoni turpshëm.

Naureta Llagamisu, s’dua të mar rastet një e për një, se ku dihet ku mund të dal pastaj. Por metodika juaj e punës është fakt i pisët i përdorimit të rasteve selektive.

Se sa profesionistë jemi, ne mediave ka kush na gjykon dhe ka kush na qorton, por kjo nuk ju takon juve. Ju Llagamisu, meruni me punët tuaja, kontrolloni gjyqtarët se po u hedhin litarin në fyt njerëzve dhe nuk po i lenë as të drejtën e frymëmarjes.

Ju Llagamisu, shikoni institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që është kthyer në çerdhe familjare dhe klubi shoqëror.
Shikoni format e nepotizmit që keni krijuar në këtë institucion, duke futur në punë persona, që ju keni krijuar marëdhënie përtej prizmit institucional.

Orientojini dhe bëjini gjyqtarët më të drejtë dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që mos kthehen në marioneta të politikës.
Shqiptarët kanë besuar tek gjykatat njësoj si tek zoti,por ju këtij besimi i keni vënë kazmën.

EMISIONET