"Leonardit..."

"Leonardit..."

Leonardit.....

Deri tani , jeta e Leonard Rrases, 21 vjeç nuk ka asgje te ngjashme me magjine e perendimit te diellit ne Divjake.

Ai eshte femije i viteve 2000, mban në nyje te dores nje ore false Adidas, te dhuruar nga i ati ne 23 gusht per ditelindje.

Ai eshte portreti i varferise qe asnjehere nuk vesh nje pale kepuce te reja, por ngahera te vjetra qe terhiqen zvarre ashtu si jeta.

Ai eshte fytyra e te mjereve dhe te pafateve e te braktisurve po ashtu, qe jetojne e kacafyten brenda muresh qe skane fjale , per kaq e kaq pamundesira si energjine qe nuk i paguajne dot, per miellin qe nuk e blejne dot, per token qe duhet punuar por skane para ta punojne, skane mjete, skane asgje vec te mbjellave qe me kursim stina u ze stinen.

Punojne me meditje ashtu si Leonardi për 10 mije ose 15 mije leke te vjetra vetem nese rasti i mire ju troket ne dere.

Por me se shumti parate e pakta qe nuk dalin per shpenzime dhe varferia qe te hipen ne qafe kthehet nje muzike funebre qe i shoqeron perdite.

Edhe Leonardin qe nuk hyn me dot ne ate shtepi ku per te mos humbur ndjenjat , xhaxhai ja ka mbyllur deren ku ai gjeti te gjakosur nene e babe.

Nëna kishte ndezur zjarrin jashte , kishte vendosur ujin te ziente qe te kapte nje pule ne oborr e ta gatuante. Baba u kthye dhe dukej i qete.

Femija e tyre nuk e verejti hijen e zeze te vdekjes qe qendronte mbi catine e vjeteruar e me se shumti te mbuluar me plastmas.

"Ziheshin nga varferia," thote Leonardi.

Tani qe kane kaluar dite nga krimi i dyfishte, Leonardi kthehet e rikthehet ne diten e fundit te fatkeqesise, kur baba i kthyer ne nje vrases qelloi pa meshire mbi nenen e tij.

Per 21 vite Leonardi ka ndjekur cfare ndodhte. Fryme qe rendohen nga mospasja dhe hakerrehen kundra njera -tjetres.

Mes prinderish te dorezuar , femije mes tyre qe i deshen te dy mamin dhe babin qe vec grindet e ne fund vret !

Leonardi eshte fryt i nje martese nga ato qe djali duhet martuar qe te sjelle grua ne shtepi e te beje femije.

Leonardi qe ka marre prej te dyve ne tipare eshte femija qe hidhte shtat dhe si ai shtat hidhte edhe mjerimi.

Prinderit e hoqen nga shkolla ne klasen e nente, mbase per shkak te notave te keqia.

Por Leonardi per paradoks cdo nate luante shah me baben. Teksa muret e shtepise se ndertuar me balte e tulla po bjerreshin, e teksa as baba spo gjente dot pune deri diten kur me ne fund ai siguroi nje pune ne Bashkine e Divjakes. Por babai fitonte 27 mije leke ne muaj, me to duhet te ushqeheshin tre vete.

Çdo gje ne ate shtepi krejtesisht te rrenuar, cdo gje eshte e falur. Divanet ja dhuroi gjyshi nga mami. Frigoriferin e pati sjelle baba qe ne 1993 kur u kthye nga Greqia. Bufeja e falur, televizorin e solli nje kusheri.

Por dritaret i ka bluar mola, kur e hap deren e shkaterruar ajo ben zhurme sikur po vajton. Ja keshtu Leonard Rrasa, djali i Thellenzes dhe i Hekuranit, u rrit nga dy prinder qe teksa ai nxitonte për tu rritur , ata te dy nuk munden dot ta shkepusnin nga mjerimi i tyre.

As ate dhe as njeri tjetrin. Mbollen ullinj, por ullinjte skane prodhuar ende. Mbollen jonxhe mbasi paguan per plugim zetoristin qe te ushqenin lopen dhe ajo te ushqente ata.

Por pavaresisht perpjekjeve ne Babunjen me tokat pjellore, asgje nuk ecte perpara , perkundrazi familja zhytej me thelle. Leonardi kreu klasen e nente dhe mandej e la shkollen. Bashkemoshataret e tij ose emigruan, ose u larguan, ose vazhduan shkollën. Ai jo.

Femije i vetem i Hekuran dhe Thellenxa Rrases, megjithse nga martesa e pare e te atit ai kishte dhe dy femije te tjere qe Leonardi as i njeh dhe as qe e di cfare bejne e si ju ka vajtur jeta. Babai ishte nevrik, nena mundohej te duronte, por ata ziheshin perhere per ekonomi- qan Leonardi.

Sherret nisnin vetem nga varferia pershperit teksa rreshket syte e perlotur mureve te krisur dhe qe se shpejti do rrezohen. Mbase ate do ta zene brenda, pasi te kthehet nga xhaxhai i tij qe e ka strehuar derisa te kaperceje dhimbjen nga tragjedia qe i ka rene.

Edhe ne jeten virtuale ne llogarine e facebook dhe ne jeten reale, syte e Leonardit qe jane vune emrin rastesisht nga nje film jane te mbytur nga trishtimi. Ka pare nje drame qe duhet te kete nisur perpara se ai te lindte, atehere kur prinderit e tij u martuan permes mbleserise. Te dy vinin nga dy martesa te meparshme, dhe vazhdimisht grindeshin.

Ne xhep ka palosur bashke me fotografite e prinderve 500 lekeshen e fundit qe ja dha e ema duke dale, me te cilat do blinte nje pakete dhe do pinte kafen ne fshatin e tij te lindjes ne Babunje. I pa ne oborrin e shtepise duke folur , prane fucise te mbushur me grure dhe qe do bluhej per tu bere miell buke.

Per here te fundit te gjalle , pak ore mbasi i ati Hekurani i ishte betuar se nuk do ngrinte me ze e as dore ndaj Thellenzes. Por arma e gjahut qe i ati e perdorte per te trembur dhelprat dhe nuselalat , u shkrep prej tij per ti qelluar per vdekje te emen dhe mandej per ti dhene fund jetes.

Bash aty, ne nje shtepi prej qerpici te ndertuar nga gjyshi prej 1957 , dhe ku vellai i fundit qe jetoi me prinderit nuk pati asnje mundesi te fitonte mbi mjerimin. Mbasi i vrau te emen dhe shtiu mbi veten, ai e la pas te birin, krej fillikat . Në nje fushe te eger shahu ku ai do luaje vazhdimisht , i bindur se ndaj jetes ne fshatin ku ai lindi dhe percolli ne dy varrime te ndara prinderit, nuk do fitoje asnjehere./OraNews/

EMISIONET