Laparakët e atdheut

Laparakët e atdheut

Sipas burimeve të brëndëshme presidenciale, Presidentit Ilir Meta i kanë ngelur dhe nja dy baule me dekorata pa konsumuar që duhet ti konsumoj këtë muaj të fundit të presidencës pasi ka konsumuar nja 100 baule llamarinash presidenciale për katër vjet.

Vraponi njerëz të kapni llamarinën “ Flamurin Kombëtar, Nder i Kombit, Mjeshtri Super Madh, Kalorës I Skëndërbeut,”laparak i atdheut.

Pavlefshmëria e dhënies së dekoratave duke dekoruar dhe bandite dhe bashkëpuntorë të Sigurimit, dhe kriminile qe kanë vrare për ideologjine komuniste, dhe portavoçe te artit dhe kulturës së regjimit komunist si shërbëtorë te propogandës vrastare, ka qenë dhe është nje turp i gjithë presidencave por rekordin e ka dyshja Meta-Nishani.

E gjithë kjo katraurë dekorimesh tregon se nuk ka asnjë kriter dhe raport vlerash në dhënien e këtyre dekoratave duke mutosur dhe ata që kanë një vlerë në turpin inflancionues të llamarinave presidenciale.

 

Laparakët e atdheut

EMISIONET