Kush ka të drejtë unë apo Znj. Belinda?

Kush ka të drejtë unë apo Znj. Belinda?

Duhet të mësojmë edhe ne të bëjmë disa llogari me shifra të mëdha e t’ia bëjmë më të lehtë punën Qeverisë.

Ja konkretisht. Do vijnë këto 2 anijet që do prodhojnë 100 MWh energji elektrike në gji te Vlorës, duke djegur naftë.

Harro për momentin koston e ndotjes mjedisore, që Qeveria nuk e llogarit. Marrim vetëm koston e qirasë që Qeveria (dmth taksapaguesit) do i paguaj këtyre 2 anijeve që është 63000 USD në ditë për 2 vjet. Kostoja totale i del KESHit 170 USD për 1 MWh.

Varianti im. 63000 USD në ditë : 630 USD subvencionim për panele fotovoltaike, për familje apo biznes = 100 familje apo biznese subvencion në ditë. Për 1 vit subvencionohen 100 x 365ditë = 36500 familje apo biznese.

Për 2 vjet subvencionohen 36500 x 2 vjet = 73000 familje apo biznese.

Nëse për 1 familje a biznes konsumi vjetor i energjisë elektrike është 4800 Kwh do duhet të instaloj impiant në çati të vet me kapacitet 3.7 Kwp.

Investimi i bie afërsisht 3.7 x 1000 EUR për KWp = 3700 EUR investim. Nga 3700 – 630 EUR subvencion = 3070 EUR investim privat.

Kështu privati merr energji për 30 vjet dhe shlyen investimin për 8 vjet. Ndërsa në gjithë vendin familjet apo bizneset do prodhojnë 73000 x 3.7KWp = 270 MWh, pra 2.7 herë më shumë se varianti i znj. Belinda.

Me variantin tim Qeveria, madje mund të eksportojë 170 MWh (270MWh me panele - 100 me TEC ) sasi që po ta shesi me koston që e prodhon TEC-i lundrues qeveria fiton në një ditë 700,000 USD.

Dhe kujtoj nuk llogaritëm superndotjen që pritet të ndodhë në Gji të Vlorës.

Pra kush ka të drejtë?

EMISIONET