Kur ke “mik” ose padrino Sorosin, nuk pyet për të punësuarit e tij

Kur ke “mik” ose padrino Sorosin, nuk pyet për të

Pastaj nga halli vartesit e “ kapos” bejne deklarata qe me shume ngjajne si telegrame ngushellimi, sa per te thene qe ne e beme “ detyren” tone ,por Qeveria nuk na P….. yeti fare

Prej kohesh disa drejtues institucionesh ,pasi marin karriket fillojne e flasin sikur jane te pa zevendesueshem ose sikur emerimi i tyre eshte bere nga Departamenti i Shtetit apo Presidenti Amerikan

A thua se punojne ne Amerike ose paguhen nga taksat Amerikane

Harrojne çfar jane, nga vijne, çfar kontributi kane, çfare shkollimi kane, çfar meritash kane per vendin qe kane mare, harrojne qe jane emeruar pa konkurs, pa gare, pa cv ,por thjeshte nga servilosja ose nga sherbimi ndaj politikes ose pushtetit te radhes, nga njohjet ose lobimet miqesore, klanore ,partiake, ose nga rekomandimi i ndonje biznesi apo klani trafiqesh

Pastaj fillojne ta besojne edhe vete ,qe per te shkarkuar keta, do te duhet vendim nga samiti i NATOS ose BE apo KE.

Çfare zyrtaresh deliranto-megalloman qe ka Shqiperia!!!!

Ne asnje vend formalisht demokratik apo normalo-funksional nuk mund te perceptohet nje gje e tille

Pastaj kur i heqin apo i shkarkojne si punetore pastrimi dhe i flakin si lecke rrugesh, pasi i perdorin ne ekstrem ,fillojne e bilbilosin ose shkruajne “ kujtime” apo hartime qe tregojne perralla sikur kane zbuluar planet tjeter

Legjenda te tilla ne Shqiperi ka me shumice

Keshtu thonin per ish shefin e SHISH Bari Shaqirin, keshtu thonin per Fatos Klosin, keshtu thonin per Arben Rakipin, per Dhori Sollakun, per Ina Ramen, per Artan Didin, per Visho Ajazin, per Ardi Veliun, per Gledis Nanon dhe se fundemi per te vete larguarin Elidon Bendon

Por faktet kane treguar krejt te kunderten

Faktet kane treguar se te gjithe jane larguar, hequr apo shkarkuar kur ka dashur politika

Faktet kane treguar qe politika ne menyre hipokrite ka dashur ti quaj si te rendesishem aq sa jane dashur asaj ,duke u justifikuar me pelqimin e partnereve,pastaj i ka larguar ne menyre brutale

E çfare hataje e ka gjetur politiken kur ka shkarkuar keta qe na jane paraqitur si te emeruar apo te pelqyer e te besuar te partnereve apo aleateve perendimore????????

Thjesh kane mare nje “ fleterrufe” publike sa per justifikim dhe te gjithe ata qe kane menduar veten me “ imunitet” e si te pa prekshem kane perfunduar rrugeve si limon i shtrydhur

Kjo eshte historia 32 vjeçare e Shqiperise post komuniste

Deklaratat publike apo reagimet pas pilafit jane thjeshte dengla ose lloqe pazari

Kete deklaraten per Gledisin do ta lexoja edhe si koment qe ju behet miqeve ne fb kur largohen nga kjo jete

Lamtumire Gledis

Na vjen keq qe ike para kohe por do te ngelesh pergjithmone ne zemrat tona

EMISIONET