Kur i ngatërron gjurmët me hapat!

Kur i ngatërron gjurmët me hapat!

Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi, teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu, tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë” – tha Gjuzi.

Kështu deklaruan në një banak këto të rinj që për një moment më kthyen 30 vite pas në kohën e BRPSH-së.

Duke qënë punonjës aparatit vendor e më pas qëndror kujtoj se këto deklarime rinore, që aso kohe i formulonim si teza, i përpunonte sektori i propagandës në KQ BRPSH, dhe i vinte në zbatim fillimisht Komiteti i Rinisë i Tiranës me në krye shokun Fatmir Xhafa që në fund dilte edhe në tribunë se i kishte bërë hapat. Sllogani ishte:
"Si është rinia sot, është atdheu nesër".

Ndaj dhe Unë kur i dëgjova pata emocion dhe ndjeva një ripërtëritje në moshë e ideale. Por shpejt u bëra esëll se i vura në kohën që jetojmë hapat dhe ato 10 hapat, më dalin gjurmë këmbësh. Atdheu i nësërm erdhi, por erdhi, por erdhi duke lënë gjurmë.

Po dalin gjurmë hajdutesh kudo. Edi Rama p.sh, është 10 gjurmë hajduti përpara çdo politikani shqiptar. Sepse shumica ka lënë gjurmë kudo.Aq gjurmë ka lënë sa sot Edi Rama edhe çalon. Atletet e bardha janë produkt i gjurmëve të zeza.

A nuk e pranon vetë çdo herë me dardhat, mollët, kumbullat që i hanë pas shpine Ministrat e Drejtoret? 

I pranojnë  gjurmët hajdutët e penalizuar nga SPAK, e pranon KLSH, e pranojnë Gjykatat me vendime, e pranojnë Raportet e Ndërkombëtareve dhe në fund po e pranon edhe shtypi nderkombëtar deri te Der Spiegel.

Por Gjuzi na tha se këto 10 hapa janë të meta, se të jesh shumë përpara janë të meta.

Po moj Gjuzi, janë të meta se kanë vjedhur më shumë se e mendonin. Kjo është e meta.

EMISIONET