Koha për ç'rrëfim!

Koha për ç'rrëfim!
“Nga miqësia që kisha me Todi Lubonjën, kisha takuar disa herë Ramiz Alinë. Ai ishte një udhëheqës me të cilin mund të bisedoje. Kisha qenë disa herë me Alinë e Todin dhe nga të folurat me shaka të Todit, kisha fituar një lirshmëri ne komunikimin me të. Todi thoshte se Kadareja mendon se realizmi socialist duhet të veprojë ndryshe, unë i bëja me shenjë, ndërsa ai vazhdonte me të tijën pasi kishte besim tek ai.

Ramizit mund t'i thoshe gjëra dhe nëse e kishe gabim. Kështu kur unë mbi idenë time ,(Dimri vetmisë se madhe.shen i im I.D.) pasi i paraqita anën heroike, gati hyjnore, të pjesës shqiptare, ai më sugjeron ta shkruaja.”

Pjesë nga libri koha për rrëfim Ismail Kadare f.105

Ky libër duhet ç'rrëfyer në të gjithë të pavërtetat dhe manipulimet që vazhdon Ismail Kadare të justifikojë të gjitha shërbimet dhe zellin për ti shërbyer, jo vetëm regjimit komunist, por edhe regjimeve të demon-kracisë postë komuniste deri në shërbimin e zgjedhjevë të fundit në Vlorë që i bëri PS dhe Edi Ramës.

Një njeri që pretendon se nuk ka shkruar kurrë për realizmin socialist dhe ka qenë kundër, që nuk e ka pëlqyer Enver Hoxhën që në moshën 12 vjeç(?!!), që ka qenë i ndjekur nga regjimi dhe i ndaluar!!! Ky merrte leje dhe bashkëpunonte me figurat më të larta të regjimit si i llastuari i regjimit për shërbimet në letërsi si prapavijë e Partisë në shpëlarjen e truve të masave dhe ndërtimin e njeriut të ri.

Shoqëria shqiptare është në këtë gjëndje dhe do të jetë dhe më keq, nga konformizmi me të keqen. Nga imoraliteti i manipulimit dhe fallsifikimit për mos t'u përplasur me të vërtetën duke ngritur mal të pavërtetash si triumf i imoralitetit të elitave shërbetore të së keqes.

Rasti i Kadaresë, që nuk pushon së shkruari të pabëra e të pavërteta, duke përdorur deri dhe Alda Bardhylin në këtë libër si personi që i rrëfehet pyetjeve të Albës, kur dukshëm duket që stili i pyetjeve është i Ismail Kadare, që shkrihet me përgjigjet, tregon gjëndjen e rëndë dhe ndërgjejge-vrastarin për të mbuluar të vërtetat dhe kthyer ato në të pavërteta në mitin e rremë Kadare, kundër regjimit dhe si i persekutuar.
Kjo është rast për studim në letrat botërore se si nje shkrimtar me të paverteta dhe manipulime arrin t’i imponohet të gjithë shoqërisë. Si duket vetë Kadare është produkt i kësaj shoqërie delirantësh e mitomanësh pa thelb, pa sens dhe pa moral.

Kadare, as nuk ka qenë i persekutuar, as ka bërë disidencë, as nuk është ndjekur nga Sigurimi, as nuk i është përgjuar telefoni, as nuk ka qenë kurrë shkrimtar i ndaluar. Nuk ka asnjë dokument që vërteton sot në Authoritetin e Dosjeve, që tashmë janë të hapura(por edhe të mbyllara njëhkohësisht për shumë OPINION-IST dhe politikanë, temë tjetër kjo!) që të vërtetoj këtë. Megjithë mundësitë që ju dhanë Kadaresë dhe osana-kadareve të grupit të fallsifikatorëve për të gjetur diçka.
Mbledhjet e Lidhjes Shkrimtarëve, të organizatave dhe bisedat dhe opinionet e tyre, nuk janë ndjekje nga Sigurimi. Shtëpia me gjethe nuk ka asnjë rekord të pëgjimeve të tel të Kadaresë. Nuk figuron kërkund i ndjekur me 2A apo 2B.

Persa i përket shërbëtores së radhës Alda Bardhyli, po i kujtoj Aldës dhe Ismailit, së çfarë ka shkruar ajo në Revisten Ars në 6 prill 2006.
Alda Bardhyli

Auto-çensura Kadare.

"Kadare jo vetëm nuk ka qenë i çensuruar por ai ka qenë pjesë e një politike për çensurën. Por ajo që do ti shkonte më për shtat shkrimtarit të njohur do të ishte përmendja e çensurës së tij në shumë autorë të kohës, autorë që edhe pas kaq vitesh shihen si armiq të betuar të Kadaresë.

I rritur në një politikë të tillë Kadare nuk mund të linte të lirë Kolevicën për të shprehur mendimet e tij, të cilat Kadare i dinte shumë mirë se çfarë do të thonin. Është pikërisht ky i fundit që fshihet pas heshtjes së thellë në ambientet letrare për librin e Kolevicës.

Është pikërisht Kadare, ish kandidat për çmimin Nobel, që përdor ende çensurën për sukseset e tij në letërsi. Ky fenomen i cili shfaqet, është aq i fortë, sa ata të cilët kanë marrë këtë goditje në vend që të flasin bëjnë auto-çensurë. Në një kohë kur letërsia shqipe duhet të marrë format e sajë të qarta, ush-përdhunuesit e saj vazhdojnë ende ta përdhunosin atë."

Ai duhet të sqaronte lexuesin Alda Bardhyli, se çfarë e bëri të ndyshoj mendim për Kadarenë si çensurues në i çensuruar?!!

Apo Alda, e vetmja detyre që ka është të rreshtohet në ushtrinë e ush-përdhunuesve aty ku e thërrasin si përdhunuese.

EMISIONET