I paimagjinueshëm tifozllëku shoqëror për t’u gjetur punë politikanëve, ndërkohë krahu i punës në emigracion!

I paimagjinueshëm tifozllëku shoqëror për t’u gjetur

Është i paimagjinueshëm tifozllëku shoqëror për t’u gjetur punë politikanëve këtu në Shqipëri, ndërkohë që krahun e punës e nis në emigracion…!!!

Ndërkohë politikanët e punësuar nga ky tifozllëk politik social, kujdesen që të përzënë nga vendi sa më shumë nga ata që punojnë…!!!

Përzë fuqinë punëtore dhe mbaj në vend vetëm ata që janë vulnerabël, dmth që jetojnë me ndihma dhe, sundo sa e si të duash.

Rrethi vicioz i përhershëm, që fillon nga tifozllëku politik dhe mbyllet po prap aty.

Në fund të fundit kjo tregon mungesë respekti për punën, për veten dhe vendin ku jetojmë.

*****

E vështirë të mendohet që kandidatët për deputetë, apo kryetarë bashkish, të dalin në popull pa dallim politik e të flasin për programin e tyre. Jo në televizor me ngjyra, por në popull. Në lagje, sheshe publike.

Shumë e vështirë duket që politika të bëhet në mjedis publik. Ajo ka hyrë nëpër shtëpi, në bordero, në jetën private gjithandej ku mund të intimidojë shoqërinë vulnerabël…

Akoma më e vështirë duket që populli të marrë pjesë në çdo takim pavarësisht ngjyrës politike. Të dëgjojë dhe në fund të zgjedhë kush duket më i mirë. Tifozllëk i madh shumë!!

Shumë e vështirë sepse më të mirët punësohen si kryetarë partish që kanë për mision nxitjen e tifozllëkut.

Partitë i fitojnë ose humbin zgjedhjet pa hyrë në to, sepse numërojnë tifozët që kanë në favor… Numërojnë edhe ata tifozë kundërshtarë që kanë intimiduar ose blerë me sukses…

****

Jam për ndalimin me çdo mjet të futjes së fushatave politike në mjedise private. Politika duhet të bëhet vetëm një mjedise publike. Secili të shkojë në këto mjedise e të dëgjojë politikanët dhe në fund të vendosë.

Po i lamë politikanët të hyjnë në mjediset private, nuk kemi për të patur kurrë zgjedhje, por vetëm votime.

EMISIONET