Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Shumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilësuan si betejë për godinën, por dhe ata vetë ndoshta akoma nuk janë të ndërgjegjshëm se, sot vërtet nuk arritën të merrnin Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike, por në fakt murrosën përfundimisht Lulzim Bashën.

Nga sot mund të ketë ndonjë socialist që mund të votojë Lulzim Bashën, Grida Dumën apo Salianjin, por demokratë vështirë.

Sot godina vërtet nuk u mor, por Basha u murros njëherë e mirë ne Kryeministrinë e Edi Ramës.

Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenarët ne PD, gaz nga policia jashtë PD-se, nuk vërtetuan thjesht atë atë qe demokratët e thjeshtë e kanë ndjerë me kohë.

Sot Aleanca e gazit ishte radiografia më e mirë dhe e “Non Gratës” së Berishës, që personalisht mendoj më shumë se kudo, arkitektet e kësaj “non grate” i gjen te Aleanca e Gazit.

Në këto kushte dhe vetë Berisha ka një mision e një përgjegjësi, shumë me madhe nga se mund te jetë nisur në fillim.

Nga sot e tutje kjo betejë është përtej godinës së PD, përtej dinjitetit të Sali Berishës: sot u hodh betoni i parë i opozitës “jo fake” dhe “jo fasade”. Të shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja fundit për hir të së vërtetës nën një tokë ku plehun ia hedhin gjithë institucionet e kapura, prokurorët, gjykatësit, mediet e kapura….Nga sot duhet vizion tjetër dhe strategji tjetër, përtej godinës së PD.

EMISIONET