Gjyqtarja “Silikon” sot u anëtarësua zyrtarisht në ekipin e “bole hekurve”

Gjyqtarja “Silikon” sot u anëtarësua zyrtarisht në

Etleva Deda, “First Ledy” i Gjykatës së Posaccme SPAK ose Zonja “Silikon”, vendosi sot të konfikskojë dhe kalojë në pronësi të shtetit të Lalajt, televizionin “Ora Tv” që zotërohet nga disa për qind të aksioneve nga biznesmeni Ylli Ndroqi.

Në fakt sot është një vendim kundra Ylli Ndroqit dhe biznesit të tij, por peshën e këtij vendimi të marë nga gjyqtarja “Silikon”, e ndjejnë qindra gazetarë të spikatur, të cilët kanë kaluar në “RTV Ora” duke dhënë kontributin e tyre në shoqërinë mediatike dhe shoqërinë në tërësi.

Me këtë vendim të sotëm gjyqtarja “Silikon” Etleva Deda, u pranua zyrtarisht si anëtarja më e re, në skuadrën e atyre që vetëquhen si “Bole hekurit”, dhe që nuk pyesin më për askënd.

“Silikoni” në këmbim të kalimin të procesit të “Vettingut” në KPA, sot ktheu qokën aty ku duhej duke dorëzuar vulën dhe firmën e saj.

SPAK dhe Arben Kraja i këtyre 3 viteve së bashku me gjyqtaren “Silikon”, për dy gjëra do mbahen mënd dhe do mburen në arenën ndërkombëtare e vendase.

1. Si ja futi, shokut të tij të ngushtë Adriatik Llalla.

2. Si mbyllën një media të tërë dhe konsfiskuan pasuritë e Ylli Ndroqit, duke u bërë argatët e pushtetit dhe pëshpërimave të të huajva.

Dhe këta kur ja futën Adriatik Llallës, Saimir Tahirit apo dhe Ylli Ndroqit, ju të tjerëve që i keni bolet prej najloni as ju llogarisin fare.

Por një gjë e kam 100 për qind të sigurt nga eksperienca ime, se do vijë koha që lloji i këtyre do hajë njëri-tjetrin.
Ylli Ndroqi, nuk është arrestuar asnjë moment dhe s’ka bërë asnjë ditë burg në Itali, që ju sot e dënuat me konfiskimin e pasurisë së tij, përfshirë dhe televizionin “RTV Ora”.

Një fakt i tillë është provuar me dokumenta, video nga Anglia, Foto e vula pasaportash se në datën 17 shkurt 2015, Ylli Ndroqi alias Xhemal Pasmacciu, nuk është arrestuar në Itali.

Të gjitha janë pallavra që dalin nga skutat një e-maili anonim të 1 korrikut 2020, se medemek Ylli Ndroqi është arrestuar në Itali në 17 shkurt 2015.

Dhe me shumë urgjencë, fill pas një muaji nga ky E-Mail anonim, në 1 Gusht 2020, SPAK me në krye Arben Krajën dhe dy prokurorët e tij Vladimir Mara e Dritan Prencci, kërkuan sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, pikërisht në kohën kur kritikat e tij kundër skuadrës së bole hekurve, ishin shtuar.

Sot pas dy vite gjykim, gjyqtarja “Silikon” vendos konfiskimin e pronave, duke bërë që tashmë të futet zyrtarisht në klubin e “bole hekurve”.

Karriera në Drejtësi e "Silikonit" është tashmë e sigurt…

Ndërsa ne njerëzve të thjeshtë, që s'na pyet kush e as na marin mendim, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim ditën dhe të shohim, se si anëtarët e ekipit "Bole Hekur" të hanë si molja njëri-tjetrin.

EMISIONET